Procedura publike e firmosur nga Lavdrim Sahitaj sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë ka peshë të madhe monetare, fond limit mbi 8 Miliard lekë, me objekt: “Blerje të materialeve të konsumit për përdorim mjekësor për shërbimin e Hemodinamikës”, i ndarë në 7 lote, ka shkelje të procedurave të prokurimit. Ky tender ka shpallur fitues në mungesë transparence duke favorizuar hapur disa operatorë ekonomikë. Tenderi është shënuar me FLAMUR TË KUQ për Skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesve dhe skualifikimin e ofertave me vlerë më të ulëta, një praktikë që bie ndesh me parimet e eficencës dhe kursimit…
Author: zahirinews
Ergys Agasi , personazhi që lidh krimin me politikën – politikani lëshon “bombën” para zgjedhjeve Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka bërë akuza të rënda për lidhjet mes politikës dhe krimit të organizuar në qarkun e Durrësit. Ai ka cilësuar Ergys Agasin si ndërmjetësin mes kryeministrit Edi Rama dhe krimit të organizuar. Bylykbashi premtoi dorëzimin e provave në prokurori, duke theksuar se Durrësi është nën kontrollin e grupeve kriminale të lidhura me politikën. Emri i Agasit është përmendur më parë në raportime dhe akuza të ndryshme. Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe ish-kryeministri Sali Berisha e kanë akuzuar atë si personin që kontrollon emërimet…
Kryebashkiaku socialist i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj është paraqitur sot në SPAK. Nuk dihet ende për arsyet se pse Marinaj do të pyetet nga hetuesit. Por theksojmë se janë publikuar dokumente të cilat tregojnë se Tonin Marinaj, në vitin 2016 është hetuar dhe akuzuar nga Prokuroria e Firences në Itali si koka e një organizatë ndërkombëtare droge, me bazë në Toskana, Venecia, Udine dhe Shqipëri. Pjesë e organizatës kriminale ishin edhe Gamuzza Stefania, Rini Marku, Frederik Marku, Ferdinand Paja, Bruno Nika, Saimir Hamazi dhe Bep Gjoni. Gjithashtu, kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, me një pasuri të…
Një muaj më parë, saktësisht në 13 dhjetor, Autoriteti Rrugor Shqiptar nënshkroi me kompaninë Salillari kontratën për ndërtimin e aksit Elbasan-Papërr me vlerë totale 20 milionë euro pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar. Dhe paratë nuk vonuan. Katër ditë më parë thesari i shtetit autorizoi një transfertë me vlerë 1 milionë euro në llogarinë e kompanisë Salillari si pagesë për ndërtimin e rrugës Elbasan-Papërr. E megjithatë, ajo e ARRSH-së nuk ishte pagesa e vetme që kompania përfitoi për punë ende të pakryer. Një tjetër pagesë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ishte edhe më flagrante. Në 27 nëntor, Fondi Shqiptar…
Në një Shqipëri ku korrupsioni dhe krimi i organizuar shpesh shihen si burime të fuqishme të pasurimit dhe ndikimit, figura të tilla si Samir Mane dhe Gjergj Luca janë bërë simbol i një sistemi të kalbur që favorizon individët me lidhje të forta politike dhe kapje të strukturave shtetërore. Të dy këta personazhe kanë arritur të bëjnë pasuri marramendëse, duke abuzuar me pushtetin dhe pasuritë publike, për të shfrytëzuar pronat e të tjerëve, duke lënë pas një gjurmë të trishtuar të padrejtësisë dhe shkeljes së ligjit. Pasuritë e tyre, që janë ngritur përmes shkeljes së ligjit dhe manipulative të proceseve…
Një analizë e re nga SPAK ka zbuluar detaje të reja lidhur me marrëdhënien e ngushtë mes biznesmenit të njohur Samir Mane dhe Monika Kryemadhit, një figurë kyçe politike në Shqipëri. Sipas hetimeve, Kryemadhi ka pranuar një propozim nga Mane për të përfituar një vilë luksoze në kompleksin Rolling Hills, një projekt imobiliar i njohur i financuar nga ai. Ky informacion është konfirmuar në masën e sigurisë të SPAK, të cilën e ka siguruar BIRN. Në dokumentin e SPAK, thuhet se pas zbulimit të këtij fakti, përfshirë edhe Ambasadorin Grek në Tiranë, Kryemadhi dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta, kanë…
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, me anë të një deklarate për mediat ndau me qytetarët denoncimin që vjen nga banorët e fshatit Farkë, të cilëve u është kufizuar aksesi për shkak të shembjes së rrugës në afërsi të kompleksit të vilave që po ndërton dhëndri i Kujtim Qefalisë, ish-kryetar i komunës Dajt dhe vëllai i deputetit Xhemal Qefalia. “Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht përgjegjësit për shembjen e rrugës dhe masakrën mjedisore të denoncuar para disa ditësh nga disa banorë që jetojnë pranë Liqenit të Farkës në Tiranës”- tha ndër të tjera Vangjeli. Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit…
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është përballur së fundmi me një hetim të rëndësishëm nga Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lidhur me aferën e inceneratorëve të Tiranës. Në këtë hetim, Balluku është thirrur për të dëshmuar si person në dijeni për një skandal që ka tronditur jo vetëm administratën shtetërore, por dhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Ajo është vetëm një nga shumë zyrtarë të lartë të administratës qeveritare që janë të përfshirë në hetimet për korrupsion dhe abuzime me fondet publike, dhe për më tepër, ajo është një…
Faktorët kryesorë që do të ndikojnë te shtrenjtimi i çmimeve mbeten rritja e kostos nga pagat e punëtorëve, shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit dhe kostoja nga rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë. Rritja e çmimeve të apartamenteve nuk do të ndalet edhe gjatë 2025-s. Ndërtuesit presin të rrisin sërish çmimet e shitjes së apartamenteve. Shtrenjtim pronash pritet të ketë në zonat afër qendrës, Unazës së Vogël dhe Bulevardit të Ri në Tiranë. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi, thotë se në kryeqytet, zonat ku do të ketë rritje të çmimeve do të jenë afër qendrës. “Në…
Një propozim i ri ligjor i deputetit socialist, Blendi Klosi synon të përjashtojë nga tatimi mbi fitimin edhe ato biznese që do ta përfitojnë statusin e investitorit special në turizëm gjatë dy viteve të ardhshme në një nismë që kritikohet si “dhuratë për oligarkët” nga opozita. Me një nismë ligjore të deputetit Blendi Klosi, mazhoranca socialiste synon që ta shtrijë amnistinë nga tatimi mbi fitimin edhe për ato biznese që do të përfitojnë statusin special për hotele ose resorte me katër dhe pesë yje deri në dhjetor të vitit 2026. Sipas legjislacionit aktual të tatimeve, afati i përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat…