Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka qenë në qendër të vëmendjes për akuza dhe hetime të ndryshme, por një tjetër episod i pazakontë ka dalë në dritë: dëshmia e një dadoje nga komuniteti filipinas, e cila pretendon se ka qenë e përdorur për të spiunuar dhe mbledhur informacion mbi Ahmetajn dhe familjen e tij. Sipas dëshmisë së publikuar nga Ahmetaj fillimisht, e më pas në një dokument të shfaqur nga Syri.net, dadoja deklaron se është punësuar në Shqipëri në kushte të rregullta dhe me një kontratë pune që përfshinte pagën, akomodimin dhe sigurimin shëndetësor. Por ajo pretendon se gjatë punës së saj…
Author: zahirinews
Në një zhvillim që do t’i bënte xheloz edhe skenaristët e Hollywood-it, SPAK-u ka nisur një hetim epokal mbi një nga misteret më të mëdha të historisë shqiptare: A ka dhe nëse ka, ku është diploma e maturës e Belind Këlliçit? Ky hetim i thelluar, më intrigues se kodi i Da Vinçit dhe më i ndërlikuar se dosjet e Sigurimit, solli thirrjen e nëndrejtoreshës së shkollës “Harry Fultz” në prokurorinë speciale. Kjo “diplomë”, me sa duket, është më e shenjtë se Kushtetuta dhe më e vështirë për t’u gjetur se thesari i Ali Pashë Tepelenës apo ai i pronarëve te…
Krahas planit për t’u katapultuar në formë të paligjshme në krye të RTSH, drejtoresha e komanduar e RTSH, Aurora Polo ka firmosur dy kontrata të dyshimta me vlerë 110 mijë euro, për blerje filmash, me Zamir Sukniqin, një personazh i arrestuar për vetëgjyqësi. Kontratat janë nënshkruar me kompaninë Albatrade shpk, me administrator dhe pronar Zamir Sukniqin. Kompania është themeluar në shtator 2024 dhe ka nisur të marrë para nga RTSH dy muaj më pas. Kontrata e parë është kopsitur me shpejtësi në dhjetor 2024. Kontrata e dytë, me numër protokolli 257/8, mban datën 24 janar 2025, tri ditë para se…
Kompania hollandeze Shell ka vendosur të tërhiqet nga Blloku 4 i kërkimeve në Jug të vendit, ndërsa ka pezulluar të gjitha operacionet e tjera të nxjerrjes së naftës në Shqipëri dhe po konsideron ndërprerjen përfundimtare të aktivitetit në vendin tonë. Në pasqyrat e audituara për vitin financiar 2023, të publikuara me vonesë vetëm në fillim të këtij viti, kompania Shell Albania Block 4 B.V.- Dega Shqipëri shprehet se “gjatë muajve të parë të vitit 2024 …drejtimi i Degës ka vlerësuar situatën e operacioneve në Shqipëri. Bazuar në vendimin e marrë nga menaxhimi, nuk ka asnjë synim për të vazhduar aktivitetin…
Përveç ministrave e deputetëve, petalet e sotme të PS, si model karriere përmes elozheve kanë ish-magazinieren nga Shkodra, e cila u bë deputete e ministre, pasi e quajti Edi Ramën “Zeus i Shqipërisë”, ndërsa Bora Muzhaqi u bë ministre, me termin satirik, “Ylli Polar i Ballkanit”… U kaluan me humor, ulërimat e disa të rinjve, që deklaruan me histeri e krenari, se janë petalet e trëndafilit, por dhe me ditirambe deri në hyjnizim të figurës së Edi Ramës, duke e quajtur dielli rreth të cilit rrotullohet PS-ja, politika dhe Shqipëria. Këto deklarime u përcollën me humor në media e rrjetet…
SPAK kërkon deklarimin e fajshëm të kryebashkiakut të Devollit, Eduart Duro, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Gjithashtu, kërkohet edhe dënimi i tij me 1 vit burg, si edhe heqja e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite. Duro nuk rrezikon qelinë, pasi përfundimisht është kërkuar konvertimi i dënimit me 3 vjet shërbim prove.
Të hënën, kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe kryetari i bashksië Tiranë Erion Veliaj, prezantuan në Qytetin Studenti dy konvikte të reja. Kreu i qeverisë i cilësoi si një nga investimet më të rëndësishme për brezin e ri, teksa ai dhe kryebashkiaku Veliaj ndanë idenë se godinat në verë “mund të kthehen në instrumente investimi, duke u shndërruar në Airbnb për turistët”. Por investimi te konviktet “Nr. 16” dhe “Nr. 18”, në fakt është i qeverisë gjermane përmes Unionit Kreditor për Rindërtim (Kreditanstalt für Wiederaufbau, njohur me akronimin KfW), të cilët kanë investuar dhe në godina të…
Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë për rritjen e pagës minimale sërish nuk kanë arritur të nxjerrin Shqipërinë nga vendi i fundit në renditjen europiane, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë e saj blerëse. Nuk e ka shpëtuar nga vendi i fundit as rritja artificiale e pagës e konvertuar në euro. Eurostat ka publikuar të dhënat e përditësuara për pagën minimale në Europë për 6 mujorin e parë 2025, ku paga minimale për Shqipërinë është 407 euro. Nga 1 prilli 2023, paga bruto minimale në vend u rrit në 40 mijë lekë, por në atë kohë ajo vlente 376 euro sipas…
Duke nisur nga gjysma e dytë e shekullit XIX, fushatat elektorale kanë qenë zemra e garave për marrjen e pushtetit, ku partitë kanë prezantuar programin dhe kanë bindur zgjedhësit të votojnë pro tyre. Nëse u besojmë shifrave zyrtare të dorëzuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Partia Socialiste e Edi Ramës fitoi mandatin e tretë të saj në votimet e vitit 2021, duke realizuar një fushatë që kushtoi 137.882.751 lekë të reja. Pra, me një shpenzim fushate rreth 1.4 milionë dollarë, socialistët fituan sërish zgjedhjet, përballë Partisë Demokratike në opozitë, e cila, sipas shifrave zyrtare, shpenzoi rreth 47.625.660 lekë të reja (rreth…
Kreu i Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka folur në lidhje me aplikimet për zgjedhjet e 11 majit. Celibashi tha që deri tani rreth 116 190 mijë zgjedhës që kanë aplikuar dhe nga këto 86 570 janë miratuar. Ndërsa 25 401 kanë aplikuar por kërkesat janë refuzuar. Ai nënvizoi që dita që kanë aplikuar më shumë është data 2 shkurt dhe më së shumti kërkesat vijnë në ditën e dielë. Ndërsa dita që kanë aplikuar më pak është data 14 janar dhe nga ajo që vërehet e marta është dita që ka më pak kërkesa. Emigrantët që kanë aplikuar…