Author: zahirinews

Landfilli i Bushatit është një nga investimet më të mëdha të qeverisë në Bashkinë e Vaut të Dejës, që i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë plot 4.16 milion euro. Për menaxhimin e tij, ish-Këshilli i Komunës Bushat krijoi ndërmarrjen “Ndërkomunale Bushat” sh.a. e cila ngarkohej me mbledhjen, sistemimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane të qarkut Shkodër dhe pjesërisht të atij të Lezhës. Por, në qershor të vitit 2010 Këshilli Bashkiak i Komunës Bushat, me propozim të kryetarit të komunës dhe administratorit të ndërmarrjes “Ndërkomunale Bushat” vendos që këtë punë t’ja ngarkojë kompanisë private Becker Albania, duke lidhur me të kontratë shfrytëzimi…

Lexo më shumë

Partitë politike kanë ndezur motorët për zgjedhjet e 11 majit, edhe pse është ende herët për nisjen zyrtare të fushatës. Socialistët, ashtu si edhe në 2017 dhe 2021 do të hyjnë të vetëm në zgjedhje, ndërsa demokratët e drejtuar nga Sali Berisha po tentojnë të krijojnë një koalicion parazgjedhor. Në anën tjetër kemi disa parti të reja apo të vogla që po tentojnë të krijojnë aleancat e tyre, por pa qenë në gjendje që të krijojnë një koalicion të vetëm që mund të përbënte një pol të tretë politik dhe që në varësi të rezultatit të kushtëzonte krijimin e mazhorancave…

Lexo më shumë

Një draftligj i hedhur për konsultim lidhur me qiradhënien e tokës bujqësore përcakton edhe rastet sesi do të veprohet me toka që do të kalojnë tek investitorët strategjikë. Në nenin 15 të ligjit përcaktohet se tokat që janë pjesë e Fondit të dedikuar për këtë kategori investitorësh nuk janë pjesë e ankandeve që zhvillohen nga ministria përgjegjëse për bujqësisë. I njëjti nen i ndryshuar përfshin edhe pikën se çfarë ndodh me tokat dhe nënshkrimin e kontratës kur ato jepen për ndërtimin e impianteve agrifotovoltaikë pra tokë ku edhe kultivohen disa kultura bujqësore specifike edhe vendosen panele për prodhim energjie. Tokat…

Lexo më shumë

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e majit ka nisur para kohe, ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile denoncojnë dhjetra raste ku mazhoranca qeverisëse shfrytëzon vendime të qeverisë dhe burime të tjera për të ndikuar në zgjedhje. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë lajmëroi të martën hapjen e një thirrjeje të dytë për ofruesit e shërbimit në kuadër të programit të subvencionimit për sistemet e ngrohjes së ujit me panelet diellore, program nga i cili pritet të përfitojnë 2 mijë familje në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. “…në datë 24 shkurt, të gjithë abonentët familjarë që kanë dëshirë që të pajisen me…

Lexo më shumë

Nga Basir Çollaku Vota e diasporës nuk i ka shpëtuar kriminalizimit dhe shitblerjes. Në Angli hashashi është në fushatë. Sulmi qeveritar me ministra e administratë, me kanosje, është derdhur nëpër Evropë. Ministra e kryebashkiakë kanë ngritur rrjetet e pagesave. Në Itali pak ditë më parë një emigrant më tha se oferta ndaj të afërmëve të tij kishte shkuar deri në 700 euro. Por vota do të administrohej nga i dërguari i mazhorancës. Po Britania? Në Angli emigracioni i shtuar ka qenë edhe destinacion elektoral për zgjedhjet e 11 majit 2025. Bandat dhe krimi janë në inventarin e qeveritarëve. Skema për të…

Lexo më shumë

Bazuar në disa investigime mediatike, evidenca dhe denoncime, Endri Puka vizatohet si një nga abuzuesit më të famshëm dhe të frikshëm në historinë e Albpetrolit, kompanisë shtetërore të naftës. Puka njihet si mëkëmbës i ish pashait të Jugut, Koço Kokëdhimën, i certifikuar nga Gjykata e Strasburgut si zhvatës i fondeve publike, duke përdorur mandatin e deputetit. Aferat korruptive të Endri Pukës në krye të Albpetrol gjatë periudhës 2014-2018, me kompanitë private të naftës dhe me kosto dhjetëra milionë euro, janë denoncuar me evidenca dhe janë një sfidë për SPAK-un. Puka del edhe në disa dosje të SPAK, sidomos atë për…

Lexo më shumë

Ish-presidenti i Klubit Partizani, Paro Laçi ka bërë deklarata të forta për rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha në korrupsion, eliminime politike dhe skandale shtetërore. Laçi në një intervistë për gazetën “SOT”, ka rrëfyer sesi është kërcënuar për të mos denoncuar aferën e kompleksit “Partizani”, sesi është përballur me presionet e strukturave shtetërore dhe si Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për këto çështje. Sipas tij, Berisha zbatoi në 2011 urdhrat që mori nga spiunazhi serb dhe grek në ’97. Intervista: -Z. Laçi, keni dëshmuar në SPAK disa episode se si jeni kërcënuar në emër të Berishës nga familjarë të tij,…

Lexo më shumë

Edison Elezaj, djali i biznesmenit të njohur Hajri Elezaj, është arrestuar sërish nga autoritetet, pasi akuzohet për shkelje të masës së arrestit shtëpiak të caktuar nga gjykata për një vepër tjetër penale. Sipas burimeve zyrtare, ai pritet të dalë para gjykatës këtë të premte për caktimin e masës së sigurisë. Në korrik të vitit 2024, Edison Elezaj ishte i pranishëm në një festë në restorantin luksoz “Savoy Garden”, i pozicionuar në kompleksin “Delijorgji” në Rrugën e Kavajës, Tiranë. Gjatë festës, ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip “TT” pa leje, duke plagosur tre anëtarë të së njëjtës familje:…

Lexo më shumë

Qeveria vijon të japë pa garë miliona euro për oksigjenin mjekësor, në procedura tepër të dyshimta të organizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Spitalit Universitar, Rajonalë apo Lokalë. Një skemë e pastër, ku firma që “plotëson” dokumentet dhe ka punë të ngjashme, ka ndarë prej vitesh këtë treg, duke eliminuar garën dhe duke marrë çdo qindarkë të firmosur anë e mbanë Shqipërisë. Pavarësisht se institucionet kontrolluese dhe ligjzbatuese po verifikojnë disa procedura, këto spitale janë të “detyruar” që të zbatojnë një udhëzim të Ministrisë së Shëndetësisë që i “urdhëron” që tenderët t’ia japin firmës; MESSER. Javët e fundit pati edhe…

Lexo më shumë

Dikur, rrugët e Hasit ishin të gjalla, të mbushura me fëmijë dhe të rinj. Por sot, ato rrugë janë shndërruar në zbrazëti pa fëmijë, pa të rinj… pa jetë. Papunësia e lartë dhe varfëria që dominon këtë qytet kanë bërë që shumë prej tyre të detyrohen të braktisin atdheun dhe të kërkojnë mundësi në perëndim. Të rinjtë e Hasit i kanë sytë tek emigracioni me destinacion Britaninë e Madhe. Nuk ka familje që të mos ketë të paktën një anëtar që ka emigruar në Britani. Ky fenomen nuk është thjesht një pasqyrim i mungesës së mundësive vendase, por një dëshmi…

Lexo më shumë