Author: zahirinews

Të gjitha gjurmët çojnë te Ylli Ujka… Një deklaratë e bërë nga profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuco, gjatë emisionit “Top Story” ka ngritur dyshime të forta mbi financimin e zgjedhjeve të 2025-s. Sipas tij, një biznesmen është aktualisht në hetim nga SPAK për financimin e një fushate elektorale. Karamuco nuk përmendi emrin e tij, por theksoi se SPAK ka caktuar prokurorë të specializuar për të hetuar zonat elektorale. Pas deklarates se forte, analisti Arjan Curi hodhi dyshime se biznesmeni mund të jetë nga qarku i Vlorës ose i Lezhës. Në javët e fundit, një fushatë e dyshimtë propagandistike është përhapur…

Lexo më shumë

Dy vajzat që dyshohet se administronin një faqe online në rrjetin social ‘Instagram’, janë identifikuar më herët nga policia dhe arrestuar. ‘Laviret e Korçës’, ishte emërtimi i faqes që denigronte vajzat e reja të qytetit Juglindor, ndërsa sipas hetimeve, njëra prej vajzave është shtetasja E. P., e cila ka qenë përgjegjëse për aplikacionin “Tellonym”, një platformë anonime e lidhur me profilin në Instagram. Ndërkohë, administratorja kryesore e profilit rezulton të jetë vajza me inicialet P. M., e cila menaxhonte postimet dhe përmbajtjet e shpërndara në rrjetin social. Ato dyshohen për përhapjen e materialeve me përmbajtje bullizuese dhe pornografike ndaj të…

Lexo më shumë

Policia e Tiranës kreu një operacion të bujshëm në fund të tetorit të vitit 2024 kundër kontrabandës së botox-it që përdoret masivisht nga qendrat estetike në vend duke arrestuar disa persona dhe shpallur në kërkim të tjerë. Mes të arrestuarve sipas njoftimit të policisë ishte edhe Deisa Shehaj administratore e klinikës “Deas Aesthetics clinic”, e akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim dhe “fshehje e të ardhurave”. Po ashtu, në pranga ra edhe Mildon Kumaraku administratori i subjektin “Capo – AL shpk” i akuzuar për “Kontrabandë me mallra të licensuara” e kryer në bashkëpunim “Kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë…

Lexo më shumë

Fshatrat Pojan dhe Orman, në Bashkinë Maliq, po përballen me një situatë alarmante për shkak të derdhjes së ujërave të zeza dhe mbetjeve urbane në lumin Devoll. Kjo ka shkaktuar shqetësime të mëdha tek banorët, të cilët theksojnë ndikimin negativ që ka kjo ndotje për mjedisin dhe shëndetin e tyre. Banorët thonë se mbetjet hidhen pa kriter në shtatin e lumit si pasojë e papërgjegjshmërisë së vetë banorëve të zonës, por edhe nga neglizhenca institucionale. “Këtu hidhen shumë mbeturinat, makina e pastrimit këtu i hedh të gjitha mbeturinat në kanal. Mbeturinave të fshatit t’ua gjejnë vendin nga gropat e malit,…

Lexo më shumë

Çdo ditë që kalon, dalin në dritë më shumë detaje nga dosja e Prokurorisë së Tiranës lidhur me çështjen e kredive të këqija. “Zahiri” ka publikuar më herët detaje nga dosja e prokurorise si edhe dëshmi, ndërkohë që edhe media të ndryshme kanë zbuluar një tjetër element të rëndësishëm nga kjo dosje, e cila tashmë i është dorëzuar Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Një dokument i publikuar pak ditë më parë tregonte se drejtuesit kryesorë të kësaj skeme kishin investuar 10 milionë euro në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT). Por duket se përfshirja e bankës nuk përfundon…

Lexo më shumë

Partia Demokratike ka publikuar denoncimin e një qytetareje nga Lezha, Betulla Dhana, së cilës Bashkia e drejtuar nga Pjerin Ndreu i ka rrëmbyer një pronë për ta bërë çerdhe për komunitetin, pasi trualli ku ndodhet çerdhja aktualisht është dhënë për të ndërtuar pallate. Më konkretisht, bëhet fjalë për një ipërfaqe 56 m2, me vendndodhje në katin e parë të pallatit nr. 98 në Lagjen Gurra, Lezhë, vërtetuar nga certifikata e pronësisë. Deri në tërmetin e vitit 2019, ajo e shfrytëzonte atë pronë të ligjshme si njësi tregtare (lokal), si të vetmin mjet me të cilin siguron të ardhurat familjare. Por,…

Lexo më shumë

Sipas INSTAT, një kilogram nga grupi “ushqim, pije, duhan” kushtoi mesatarisht 120.8 lekë në vitin 2024, nga 129.8 lekë një vit më parë. Kjo rënie e ndjeshme e çmimeve të importit është ndikuar nga forcimi i Lekut ndaj Euros dhe ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, ndërkohë që importuesit dhe distributorët kanë përfituar, qytetarët shqiptarë nuk kanë parë asnjë ndryshim në çmimet e produkteve bazë. Në vend që t’i përgjigjen uljes së kostove të importit, tregtarët justifikohen me rritjen e kostove të brendshme dhe pagave të punëtorëve. Ndërkohë, inflacioni për grupin “ushqim, pije, duhan” u rrit me 2.7%, duke…

Lexo më shumë

Qeveria ka vendosur që të heqë pensionet e parakohshme nëpërmjet reformës së re në skemën e sigurimeve shoqërore, ku do të preken edhe të vetëpunësuarit. Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha, ka analizuar prezantimin e Kryeministrit Edi Rama mbi reformën në skemën aktuale. Sipas ekspertit, një nga propozimet më të forta është ajo e heqjes së pensioneve të parakohshme, ndërsa me ligjin e ri pritet të preken edhe të vetëpunësuarit. Nuk do të ketë më pensione të parakohshme, kjo ishte taksative. Iu mëshua faktit që duhet të ketë kujdes që të mos ketë paga minimale për të vetëpunësuarit. 165 mijë të…

Lexo më shumë

Pas bëmave, skandaleve dhe aferave në sistemin e drejtësisë, ish gjyqtari Gjin Gjoni kërkon të bëhet deputet.Kryetari i partisë Demokratike të Lezhës, Gjin Gjoni ka dhënë dorëheqjen nga posti, pasi do të jetë pjesë e procesit të primareve në Partinë Demokratike. Ai ka lënë karrigen bosh, pasi dorëheqja është detyrim statutor i PD për të gjithë drejtuesit e partisë që duan të kadidojnë në primare. Por, kush është Gjin Gjoni, miliarderi që u bë kryetar partie nga Berisha? Personazhi kontrovers i drejtësisë shqiptare, i cili nga veteriner u kthye në miliarder dhe “politikan”. Grupi i Sali Berishës e zgjedhoi kryetar…

Lexo më shumë

Opozita do të mbajë këtë të të shtunë protestën e radhës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike. Mësohet se ndryshe nga protestat e kaluara, ku bllokoheshin akset kryesore të kryeqytetit, ditën e sotme tubimi do të jetë i përqëndruar para Kryeministrisë, teksa po ashtu do të rikthehen dhe mbajtja e fjalimeve para militantëve. Një ditë më parë, Sali Berisha vuri në dukje se në themel të protestës së sotme është korrupsioni i mazhorancës dhe luksi në të cilin sipas tij jeton Edi Rama. Ai shfrytëzoi për këto akuza edhe deklaratat publike të ish-numrit 2 të qeverisë Arben Ahmetaj, të dhënë…

Lexo më shumë