GJKKO dhe SPAK i janë drejtuar me një shkresa zyrtare Policisë së Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme lidhur me protestën që u zhvillua dy ditë më parë në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj. GJKKO dhe SPAK kërkon informacion rreth arsyeve se pse nuk u mor asnjë masë nga strukturat e policisë për mungesën e masave të sigurisë ditën që u caktua masa e sigurisë ndaj Erion Veliajt. Mbështetësit e Veliajt bllokuan rrugën, por edhe automjetin e shoqërimit të Veliajt nga qelia në gjykatë dhe anasjelltas, si dhe qëndruan për orë me radhë duke brohoritur para dyerve të GJKKO teksa zhvillohej…
Author: zahirinews
Rritja ekonomike e vendit nuk po përkthehet në kushte më të mira jetesë në vend, përderisa rënia e lindjeve po thellohet nga viti në viti. Në shkallë kombëtare bebet e lindura me 2024 shënuan rënie vjetore me 5 për qind, por në disa qarqe ishte shumë fish më e lartë. Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT qarku i Gjirokastrës kryesoi për rënien më të madhe të lindshmërisë me mbi 19% në vitin 2024. Në qarkun jugor gjatë vitit të kaluar lindën vetëm 317 bebe nga 393 më 2023. Krahasuar me vitin 2020 lindjet në qarkun e Gjirokastrës ranë me…
Çmimet po rritet më ngadalë këtë fillim-vit. Inflacioni, treguesi i zhvlerësimit të parasë në raport me shtrenjtimin e çmimeve ra në 1.9 për qind muajin e shkuar nga 2.1 për qind fund-vitin e shkuar. Në raport me janarin e vitit 2024, muajin e shkuar inflacioni rezultoi i përgjysmuar, duke shënuar kështu nivelet më të ulëta ndonjëherë. “U bë tashmë një vit që ne kemi hyrë në një cikël të qëndrueshëm të çmimeve. Në radhë të parë, ndikimi kryesor ka ardhur nga qetësimi i tregjeve globale, ndjekur nga politikat monetare. Politikat e Bankës së Shqipërisë, politika monetare që ka ndjekur për…
Kur shpërndanë informacionin se Ajola Xoxa ka shpenzuar mbi 860 mijë euro për veshje dhe aksesorë të shtrenjtë, dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani kanë qenë të ndërgjegjshëm se po hidhnin një bombë shkatërruese për imazhin e Erjon Veliajt dhe bashkëshortes së tij. Shifra e çmendur e blerjeve online është provë për luksin e pamohueshëm, ku qenë zhytur njerëzit që supozohet se i administrojnë me kursim taksat e qytetarëve Tiranës. Irritimi i opinionit publik, që në nisje të procesit, është një avantazh për prokurorët në sallën e gjyqit. Ajola Xoxa vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të…
Përllogaritja e tatimit, si të ardhura nga punësimi, për të vetëpunësuarit ofrues së shërbimeve profesionale që sigurojnë 80% të të ardhurave bruto nga 1 klient apo 90% të tyre nga më pak se 3 klientë, do të nisë nga 1 janari 2025. Për këtë kategori tatimi për t’u paguar do të përllogaritet për efekt të periudhës tatimore 2025 dhe do të paguhet deri në mars 2026. Udhëzimi i ndryshuar “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin e përgjithshëm nr. 26, datë 8.9.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat” i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton se përllogaritja, detyrimi dhe deklarimi do të…
Firma koncesionare e rrugës së Arbrit, rrugë e cila është zvarritur për t’u hapur për vite me radhë për hapjen e tunelit të Murrizit, vijon të marrë edhe “kacidhet” për atë aks. Bashkia e Klosit ka shpallur fituese firmën “Gjoka” për rrugën e fshatit Guri i Bardhë, e cila e lidh me superstradën. Megjithëse oferta e kësaj firme s’ka qenë më e ulta, sërish kryetarja e Bashkisë së Klosit, Valbona Kola, e ka shpallur fituese, duke ngritur hije të mëdha dyshimi se e gjithë procedura ka qenë e paracaktuar. Kontrata koncesionare ka ndryshuar disa herë, teksa në “ndihmë” të firmës…
Gjykata e Posaçme ka miratuar masën e arrestit me burg ndaj biznesmenit Elman Abule, i cili është arrestuar nga policia pasditen e së hënës më 10 shkurt 2025. Në kuadër të hetimeve ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin e biznesmenit, pasi dyshohet për pastrim parash. Mësohet se Abule është pyetur nga prokurorët si person në dijeni për çështjen në hetim ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Elman Abule, që rezulton lidhje miqësore e kryebashkiakut është pyetur, sipas burimeve, lidhur me udhëtimet që ka patur me të jashtë vendit, si dhe me punët që ka marrë…
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, i është futur me kokë pazareve për të të ndarë milionat e procesit zgjedhor, te miqtë dhe shokët e tij e nëpërmjet tyre fut llokmat në xhep, duke sajuar shërbime elektorale që bien “erë” vjedhje. Në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 10 shkurt 2025, Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se ka zhvilluar tenderin, me objekt ‘shërbime edukimi të votuesve gjatë fushatës, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025’. Këtë tender me vlerë kontrate 484 milionë lekë me TVSH, Ilirjan Celibashi ia ka dhënë kompanisë “ALBARTEX”, që sipas regjistrit tatimor, rezulton se është në…
Jo shumë e interesuar për të ndjekur takimin e Edi Ramës me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste mëngjesin e sotëm, ishte numri dy i qeverisë, Belinda Balluku. Rastësi apo e qëllimshme nuk dihet me saktësi, fakt është që Balluku mungoi në vendin ku qëndron zakonisht në atë sallë, pranë Taulant Ballës. Fakt që mund të verifikohet lehtësisht duke parë videon live të takimit në Kryesinë e Kuvendit. Nuk është sekret publik lufta e heshtur e saj politike me Erion Veliajn dhe nuk do shumë fantazi për të menduar se mbasë burgosjen e tij ajo po e shijon më shumë se…
Ish-ministrja e Shëndetësisë dhe sot Ministre e Arsimit, Ogerta Manastirliu, është vënë prej kohësh në qendër të akuzave për abuzime me tenderat publikë në fushën e mjekesisë. Megjithëse raportimet e mediave dhe auditimet kanë zbuluar shkelje të shumta në prokurimet shtetërore, organet e drejtësisë së re vazhdojnë të heshtin, duke ngritur dyshime mbi pandëshkueshmërinë e figurave të larta politike. Sipas denoncimeve të ndryshme, gjatë periudhës që Manastirliu drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, janë dhënë tendera me vlera marramendëse për pajisje mjekësore dhe medikamente, shpesh me çmime të fryra dhe pa garë reale mes kompanive. Shumë prej ketyre kontratave dyshohet se i…