Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është në të njëjtin sektor në burgun e Durrësit si ish-ministri Ilir Beqaj, Alqi Bllako dhe Jurgis Çyrbja. Ajo ka zbuluar edhe arsyen e përse Veliaj është dërguar në Durrës dhe jo tek 313-a në Tiranë. “Vendimin e merr Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që bën një vlerësim të rrezikshmërisë.Veliaj është një zyrtar i lartë nuk ka rrezik arratisje. Në momentin kur u dha masa të arrestit me burg për Veliajn, të burgosurit lëshuan akuza të forta ndaj tij dhe kjo është parë mesa duket si mundësi…
Author: zahirinews
Sipas të dhënave të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), leja e ndërtimit për këtë kompleksin e pallateve “Mangalem” në lagjen Ali Demi, ishte vendosur dy vite përpara miratimit të saj, në një marrëveshje të dyshuar korruptive mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi. Ky i fundit ka pranuar para hetuesve se në dhjetor të vitit 2016 kishte financuar udhëtimin dhe akomodimin e Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe disa zyrtarëve të Bashkisë në Roterdam, për një takim me studion arkitekturore OMA. SPAK pretendon se ky udhëtim synonte njohjen dhe miratimin e projektit nga kryebashkiaku. Sipas dokumenteve të siguruara nga…
Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të stabilizuar disi drejtësinë penale: 1. Masa e arrestit me burg duhet të aplikohet strikt ndaj personave të zënë në flagrancë dhe, në raste ekstreme ndaj të pandehurve nën akuzë për krime kundër jetës. Ndëshkim quhet dënimi, jo arrestimi! 2. Gjykata nuk mund të lejohet të tejkalojë pretendimet e prokurorëve duke përkeqsuar pozitën e të pandehurve. Gjykimi në apel nuk mund të jetë më ndëshkues se gjykata e shkallës së parë. Kemi nevojë për gjykatë arbitër dhe jo…
Një grup këngëtarësh dhe prezantuesish kanë dalë në mbrojtje të kryebashkiakut Erion Veliaj, ky i fundit i arrestuar si i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash. Shumë prej tyre dolën para SPAK-ut duke protestuar për Veliajn, i cili duket se i ka shpërblyer mjaft mirë me para. Njëri prej personazheve televizivë që ka reaguar dhe ka dalë në mbështetje të Erion Veliaj ka qenë dhe moderatori Ardit Gjebrea. Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë. Dhe për fat të keq si mundet që nuk e bërtasin punën tënde e sa shpejt harruan (me qëllim) që…
Më datën 29 dhjetor 2023 kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, ndërmori nismën për rishikimin e planit të përgjithshëm vendor me procedurë të thjeshtuar. Bashkia e vogël në jugperëndim të vendit ngriti dhe grupin e punës, mes tyre drejtorë, përgjegjës sektori dhe ekspertë. Për këtë procedurë, institucioni në fjalë u orientua nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, e cila ka si detyrë të lëshojë edhe akt përputhshmërinë për dokumentin e planit të përgjithshëm vendor. Bashkia e Roskovecit ka kërkuar që të ndryshojë një sipërfaqe nga 462.8 hektarë në 447.07 hektarë. 15.81 hektarë të veçuar do të përdoren për…
Një projekt që synon kryerjen e e punimeve në det dhe mbushjen me rërë të një brezi mbi 3 mijë metra në plazhin e Durrësit synon që të rrisë frekuentimin turistik të kësaj zone që është vijim i Durrës Yacht Marina. Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi se fituesi i kontratës “Ndërhyrje për rigjenerimin urban, mbrojtje detare në zonën bregdetare: Riprofilimi dhe mbushja me rërë e Vijës Bregdetare nga Ura e Dajlanit deri tek Godina e Kavalishencës, Durrës” me një fond limit 583 milionë lekë apo 5.8 milionë euro u fitua nga kompania “Vëllezërit Hysa” me pronarë Kujtim, Flutura dhe Besnik…
Nje tender me vlere 1.2 milione euro per shërbimin e pastrimit te Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” ne Vlore ka ngritur dyshime serioze mbi integritetin e procesit te prokurimit publik. Tenderi i organizuar nga Operatori i Blerjeve te Perqendruara, i drejtuar nga Arlinda Pogaj, eshte fituar nga kompania REJ, ne pronesi te Luan Kaprit dhe Gzim Salillari, ky i fundit i njohur ndryshe si Gzimi i Kashtes, nje emer i lidhur me trafikun nderkombëtar te droges. Vlera e shpallur fituese ështe 101,964,145 leke pa TVSH ose reth 1.2 miliarde leke te vjetra – nje shume që perben 75.3% te fondit limit,…
Në Shqipëri, lufta kundër pasurive të krimit të organizuar ka pësuar statistikisht rritje gjatë viteve të fundit, por menaxhimi i tyre po has në vështirësi, ndërsa mungojnë garancitë ligjore që pengojnë kthimin e këtyre aseteve në duart e grupeve kriminale. Pastrimi i parave nga grupet e krimit të organizuar vlerësohet si një nga rreziqet kryesore për sigurinë dhe ekonominë e Shqipërisë, e megjithatë, vendi përballet me probleme të shumta në luftën kundër aseteve të paligjshme. Edhe pse statistikisht numri i pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara ka pësuar rritje gjatë viteve të fundit, institucionet përgjegjëse po hasin vështirësi në administrimin…
Në dosje thuhet, se Tom Doshi, i lidhur në interesa e aleancë qeveritare me kryeministrin Edi Rama, trafikon njerëz me pasaporta false, bën trafik droge, pastrim parash dhe dyshime për vrasje rivalësh, nëpërmjet organizatës së tij “Sindikata Shqiptare e krimit”, me aktivitet domunies në Australi e Angli dhe fije në Shqipëri e Ballkan… Ish-deputeti “non grata” nga SHBA e Britania, Tom Doshi, kryetar i Partisë Social Demokrate, të blerë nga ish- kryetari Skënder Gjinushi, deklaroi se do do ri-kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 dhe do jetë deputet i partisë që drejton.Këto 4 vite jashtë parlamentit, Tom Doshi…
Nga qelia kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur i ashpër ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erjon Bani. Pa harruar Sali Berishën. Veliaj shprehet se do të provojë me letra nga burgu se prokurori i SPAK nuk ka asnjë fakt kundër tij. Kryebashkiaku po ashtu e konsideron seancën gjyqësore për verifikimin e masës së sigurisë për të si “thertorja” e Erjon Banit. “Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që neveriten kur shikojnë se si dalin nga gjirizet mediatike fustanët e sime shoqeje. Por, a ma thotë dot kush, ku është maunia me gati 1 milion Euro mall? Se për…