Author: zahirinews

Një situatë e paprecedent është regjistruar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku Halit Valteri ka “shpërthyer” në ofendime dhe kërcënime ndaj analistit Enton Abilekaj. Shkak u bë deklarata e Abilekajt se Erion Veliajt është braktisur nga Edi Rama dhe socialistët e tjerë, gjë që u mohua nga Valteri, i cili e kaloi situatën në banalitet me fyerje dhe kërcënime. “Të palloj në dru, të kap me shpulla, debil, hajvan, ordiner”, ishin disa prej ofendimeve dhe kërcënimeve që Halit Valteri lëshoi ndaj Abilekajt. Kujtojmë se Halit Valteri është futur në Kuvend si deputet, pas djegies së mandateve nga ana…

Lexo më shumë

Vijojnë te publikohen fakte dhe prova nga dosja hetimore e SPAK-ut, për Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën. Në të gjitha rastet e zbardhura në vendimin e gjykatës, rezulton se Erion Veliaj me firmën e tij ka kaluar fondet e Bashkisë së Tiranës tek OJF-të e Ajola Xoxës. Pra, zinxhiri është i tillë, që Veliaj ka firmosur për të çuar para te xhepat e familjarëve të tij. Më tej, ka zbardhur komunikimet e punonjëseve dhe bashkëpunëtoreve të Ajola Xoxës, të cilat i quanin vampirë dhe të pangopur nga të gjitha paratë që përfitonin përmes OJF-ve. Sot do të sjellim të tjera…

Lexo më shumë

Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare pasditen e së hënës, vendosi heqjen nga rendi i ditës të votimit për kandidaturën e Avokatit të Popullit. Ky vendim u mor me dakordësinë e PS dhe PD, pasi vendosën të gjejnë konsensus për emrin e propozuar. Deputeti socialist Niko Peleshi u shpreh se emri për Avokatin e Popullit duhet të vinte me konsensus, ndërsa kreu i PD u shpreh se vendimi me konsensus mund të jetë vendimi më i drejtë që mund të marrë kuvendi. Niko Peleshi: Emri për Avokatin e Popullit duhet të vinte me konsus Berisha: Të bashkojmë votat për të votuar Besim…

Lexo më shumë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duket se do të qëndrojë gjatë në ambientet e qelisë dhe beteja e tij me drejtësinë do të marrë shumë kohë. Sot Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për një tjetër dosje pas asaj të Sterilizimit, pasi e dërgoi për gjykim mbi vjedhjen e fondeve të BE. Sipas informacioneve, SPAK ka ngritur ndaj tij 5 akuza të rënda, teksa duhet theksuar se te Sterilizimi akuzohet për grup të strukturuar dhe vjedhje duke shpërdorur detyrën. Lidhur me abuzimin e fondeve të “SASPAC”, ai akuzohet për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera, mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie. Pra…

Lexo më shumë

Më 11 shkurt 2025, qeveria shqiptare siguroi një Eurobond prej 650 milionë eurosh në Bursën e Londrës, me afat shlyerjeje deri në vitin 2035. Ky është Eurobondi i gjashtë që qeveria “Rama” ka marrë në 11 vitet e fundit. Megjithëse norma e interesit në Bursën e Londrës ishte 5.5%, Shqipëria e siguroi këtë borxh me 5%. Megjithatë, një pjesë e shumës u konfiskua menjëherë, pasi qeveria shqiptare ka detyrime të pashlyera nga Eurobondet e mëparshme. 15% e borxhit – rreth 97.5 milionë euro – u mbajt në burim për të shlyer këste të mëparshme që nuk janë likuiduar sipas marrëveshjeve.…

Lexo më shumë

Të dashur miq, ka kriminelë sot që fshihen në bodrume, ka të tjerë në vila luksoze, por më kriminelë se gjithë të tjerët janë ata të cilët fshehin krimet e tyre në zyra ministrash.Dhe i tillë është Taulant Balla.Tani kam sjellë këtu për ju, për gazetarët, një copëz, një dëshmi tjetër të krimeve të tij të shëmtuara,Më datën 13.04.2020, Targeti, e kuptoni vetë që ky është kodi, informoi pinin 1FA806 se Tao ka thënë se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhur me Boerët.E kuptoni ju, pra Tao pasi mori përsipër arrestimin me prokurorë dhe…

Lexo më shumë

Në muajin janar të këtij viti vlera e prokurimeve publike për të cilat është shpallur një fitues ishte vetëm 470 milionë lekë ose 4.7 milionë euro. Kjo shumë është e ulët krahasuar me madhësinë e buxhetit 2025, mbi 8 miliardë euro, gjysma e të cilave pritet të prokurohen në vazhdim për blerjen e mallrave, shërbimeve dhe kryerjen e punëve publike. Sipas të dhënave nga data-baza e Agjencisë së prokurimeve publike gjatë janarit rezultuan me fitues 1527 procedura prokurimi, nga të cilat 874 procedura ishin për blerjen e shërbimeve, 614 ishin për furnizime me mallra dhe vetëm 39 procedura ishin për…

Lexo më shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më datë 10 Shkurt, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Sipas hetimeve, Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë vënë në jetë një skemë të organizuar për përfitime të paligjshme. SPAK zbuloi se fonde publike dhe leje ndërtimi që firmoseshin nga kryebashkiaku për disa subjekte tregtare, përfundonin te disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, apo dhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të…

Lexo më shumë

Prokuroria e Posaçme duket se është “mbytur” nga paditë për ministra, deputetë dhe zyrtarë të tjerë shtetërore. Që prej vitit 2019 kur dhe nisi punë ky organ, është parë si mjeti kryesor në luftën ndaj korrupsionit, duke bërë që dhe ata që e sulmojnë dhe e anatemojnë, të shkojnë dhe të dorëzojnë padi. Vetë kreu i saj Altin Dumani shpesh herë është ankuar për volumin e madh të punës, ku në shumë raste janë treguar pamje të dosjeve të vendosura në dysheme dhe sipër tavolinave për shkak të mungesës së hapësirës. Sipas të dhënave zyrtare të siguruar nga Prokuroria e…

Lexo më shumë

Natën e 26 nëntorit 2019, ndërsa lëkundjet e tërmetit më shkatërrimtar të këtij shekulli goditën Tiranën, Valmir Xoxa dhe bashkëshortja e tij dolën me ngut nga shtëpia, duke marrë me vete vetëm dy jastëkë të vegjël. Sipas Xoxës, aty ishin kursimet e një jete prej asketi – e mbështetur me një rrogë si pedagog në Akademinë e Arteve dhe një pagë shtesë si anëtar i bandës frymore të kryeqytetit. Por pavarësisht të ardhurave modeste, Xoxa arriti të bëjë një investim që ka ngjallur interesin e prokurorëve të posaçëm të SPAK. Me kursimet e fshehura në jastëk dhe, sipas tij, me…

Lexo më shumë