Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme tregojnë se në muajin janar 2025 një kilogram kafe është importuar 30 për qind më shtrenjtë se në janarin 2024. Në janarin e vitit të kaluar u importuan 486,619 kilogramë kafe me një vlerë totale 216 milionë lekë, ose 462 lekë për kilogram, ndërsa në janar 2025 u importuan 787,834 kilogramë kafe me një vlerë 471,6 milionë lekë ose 598 lekë për kilogram. Krahasimi i çmimeve të importit tregon…
Author: zahirinews
Krahas Ardit Gjebreas, Klea Hutas, Ermal Mamaqit, Anxhela Peristerit, etj., edhe shoqata “Bash-Art”, e drejtuar nga Altin dhe Iliriana Basha, ka marrë 320 mijë euro financim nga Bashkia e Tiranës. Ky financim tashmë figuron në dosjet e SPAK, si pjesë e hetimeve për shpërdorimin e fondeve publike. Altin Basha, i cili ka mbajtur postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar, u emërua në këtë detyrë pasi firmosi prishjen e godinës së vjetër, duke lënë jashtë artistët që kundërshtuan shembjen. Më vonë, ai dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, u përfshinë në një skandal abuzimi me fondet e Teatrit. Dosja e tyre është…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri më 31 janar 2025 kanë futur në listë të zezë plot 398 individë dhe organizata nga Ballkani. “Zëri i Amerikës” në gjuhën serbe, ka hartuar një databazë me të gjithë të sanksionuarit nga rajoni jonë dhe sipas të dhënave të publikuara, në krye të listës është Bosnjë-Hercegovina me 177 individë dhe organizata, pasuar nga Serbia me 80, Kosova me 60, Maqedonia e Veriut me 46, Shqipëria me 23 dhe Mali i Zi me 11. Kjo është databaza e parë hulumtuese e të dhënave që përfshin të gjitha sanksionet e Zyrës për Kontrollin e Pasurive…
Udhëheqësit evropianë mbajtën një takim të jashtëzakonshëm të hënën në Paris, për të diskutuar sigurinë ukrainase dhe evropiane. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, takimi u zhvillua pas një furie hapash diplomatike të Uashingtonit, të cilat ngritën dyshime rreth përkushtimit të Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës transatlantike – themelit të sigurisë evropiane. Hapat diplomatike të ditëve të fundit duket se kanë tronditur themelet e sigurisë evropiane. Presidenti francez Emmanuel Macron priti të hënën disa udhëheqës evropianë në Paris për bisedime të jashtëzakonshme, ndër ta edhe Kryeministrin britanik Keir Starmer. “Ne evropianët duhet të bëjmë më shumë. Çështja…
Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve ka nxjerrë raportin për pastrimin e parave e vitit 2024 dhe ka ngritur shqetësime serioze lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Sipas raportit, Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj këtyre aktiviteteve kriminale, për pastrimin e parave dhe veprimtari të tjera të paligjshme. Një tjetër aspekt i rëndësishëm që përmendet është lidhja e grupeve kriminale në Shqipëri me homologët e tyre në vendet e Bashkimit Evropian, gjë që e bënë problemin më të gjerë dhe më kompleks. Ky fenomen ka të bëjë me trafikun ndërkombëtar të drogës, armëve dhe krime të tjera…
Pakujdesia gjatë drejtimit të mjetit vijon të marrë jetë njerëzish. Kjo javë nisi me 5 viktima. Referuar shifrave të Policisë së Shtetit, që prej fillimit të shkurtit e deri më tani ka pasur 64 aksidente automobilistike të shënuara në të gjithë vendin, që kanë lënë pas 13 viktima e më shumë se 70 të plagosur. Eksperti rrugor Arben Luzi ngre dhe një herë shqetësimin për përdorimin e telefonit në makinë, duke e cilësuar si një nga shkaktarët vdekjeprurës. Ndaj sugjeron që të shtohen kontrollet nga ana e policisë. “Ne po të shikojmë këtu mjetet që kalojnë do shohim që pjesa…
Monika Lubonja është prezantuar nga mediat pranë Veliajt si artiste teksa reagoi në mbështetje të tij pas arrestimit, por ajo në fakt është punonjëse e Veliajt prej vitesh. Monika Lubonja rezulton se ka marrë një pagë prej 1 140 euro si këshilltare e Veliajt gjatë viteve të fundit, ndërkohë që sëfundmi është drejtoreshë e Qendrës së Restaurimit dhe Realizimit të Veprave të Artit Tirana, duke marrë një pagë edhe më të majmë në një drejtori anonime, e shpikur për të dhëna paga për personazhe publike, të cilët më pas Veliaj i përdor për të rregulluar imazhin e tij teksa u kap “mat” nga…
Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho shfaqet çdo javë duke denoncuar korrupsionin, pastrimin e parave dhe ankuar për burgosjen e Ilir Metës. Në një kohë kur zonja Xhixho shpreh shqetësimin për pastrimin e parave të korrupsionit, babai i saj Piro Xhixho është me masë sigurie dhe nën akuzë nga SPAK si pjesë e dosjes së korrupsionit dhe pastrimit të parave nga Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë. Sipas dosjes së SPAK, Piro Xhixho, si kryetar i AKEP, ishte një nga mashat kryesore të korrupsionit të Ilir Metës, duke favorizuar biznesmenë pranë Metës, në këmbim të ndarjes së…
Socialistët në Këshillin Bashkiak të Elbasanit miratuan në janar zgjerimin e territorit të tregut Agro-Ushqimor në pronësinë e babait të Suel Çelës – pavarësisht se ai është shpallur dy herë në kërkim nga SPAK me akuzat e krijimit të një organizate kriminale dhe trafikut ndërkombëtar të kokainës. Përpara portës së rëndë metalike të tregut Agro-Ushqimor në Elbasan, rreth 3 kilometra larg qendrës së qytetit, vendin e tregtarëve e kanë zënë një grup djemsh vigjilentë rreth të 30-ave. Ky reporter nuk kishte zbritur ende nga taksia, kur njëri prej tyre bëri shenjë për t’u afruar me një të lëvizur të dorës…
Kanë dalë detaje të reja në lidhje me aksionin në Shkodër që lidhet me atentatin e Doraçit. Mësohet se RENEA ndodhet aktualisht te shtëpia e Safet Bajrit, i cili do të shoqërohet dhe merret në pyetje. Kujtojmë se të vrarë në atentatin e Dobraçit mbetën Hamza Lici dhe miku i tij në automjet Arlind Bushati. Humbën jetën dhe një çift burrë e grua të cilët po udhëtonin me motor pranë makinës së viktimave në momentin e atentatit. Nga shpejtësia makina përplasi motorin dhe humbën jetën Bashkim dhe Flutura Basha. Ngjarja dyshohet se është kryer nga një grupi i strukturuar kriminal,…