Në bazë të përgjimeve telefonike të përftuara, rezulton se midis datave 5-6 shkurt 2024, Artjon Çaushllari është shpesh në kërkim të një lënde kimike të llojit Permanganat Kaliumi dhe Bisulfit Sodiumi. Një ditë më pas, më datë 7 shkurt, Çaushllari është ndalur në rrugën Vangjush Furxhi, ku ka marë në një banesë, një të njohurin e tij kolumbian (kontakt i cili është fotografuar) Nga ky vend, më pas të dy kanë shkuar në ambientet e një kompanie, ku dyshohet se kanë siguruar lëndët kimike, të cilat do i përdornin si prekursorë për ekstraktimin apo përpunimin e kokainës. Është kjo ndjekje…
Author: zahirinews
Edhe Arben Derhemi nuk i rezistoi parave të lalit. Zahiri News ka zbuluar se edhe aktori Arben Derhemi, i cili fillimisht ishte kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, por që më pas ndryshoi qëndrim dhe firmosi në favor të ndërtimit të teatrit të ri, nuk i ka shpëtuar tundimit të parave të lalit. Fillimisht, Derhemi u rreshtua krah artistëve që kundërshtonin prishjen e godinës historike, përfshirë Altin Bashën. Por pas disa takimeve të frytshme me lalin, ai doli hapur në mbështetje të projektit të ri, duke legjitimuar veprimet e Bashkisë, e cila shembi Teatrin në orën 5 të mëngjesit. Nuk kishte…
Prokuroria e Posaçme ka refuzuar të procedojë penalisht deputeten Olta Xhaçka, burrin e saj Artan Gaçi dhe ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, nisur nga një padi e Fredi Belerit. Ky i fundit i është drejtuar me ankimimin Gjykatës së Posaçme, ku kërkon ‘shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. Prot 22920/1 datë 27.12.2024 të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin njoftohet mosfillimi i procedimit penal ndaj shtetasve të kallëzuar Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.’ Eurodeputeti Beleri kërkon gjithashtu nga GJKKO: ‘Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për veprën penale të kallëzuara dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse.
Plasin debatet dhe pakënaqësitë në radhët e socialistëve. Ndonëse kryeministri pret të marrë mandatin e katërt, brenda selisë rozë situata është nxehur. Sipas informacioneve rezulton se në degën e PS-së në Kukës kanë plasur konfliktet. Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, në bashkëpunim me drejtuesin politik atje Eduard Shalsi, kanë vendosur të reformojnë degën pak muaj para zgjedhjeve. Dy bashkëkryetarët e degës Anila Sokoli dhe Besmir Lamallari janë larguar nga drejtimi i PS Kukës. Në këtë post është deleguar kreu i bashkisë Albert Halilaj. Mirëpo një gjë e tillë ka shkaktuar pakënaqësi. Vetë socialistët janë ngritur kundër një lëvizje të tillë,…
Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për sekuestrimin e celularit. Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e datës 20 dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin sendeve të saj, por kërkesa u rrëzua gjatë sencës së sotme, nga magjistratit Engert Pëllumbi. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 19.02.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit…
Një sekret i gjithëditur në Tiranë lidhet me faktin se Belinda Balluku zgjedh drejtorë çunat e bukur. Spartak Kovaçi ish drejtori i Ujësjellësit të Durrësit do të mbahet mend më së shumti për dy gjëra. Së pari sepse nën administrimin e tij falimentoi Ujësjellësin e Durrësit, ndërsa rekordi i dytë është se i jepte tendera familjes së tij. Pasi skandali i zotit Kovaçi shpërtheu në publik dhe pasi mediat raportuan se në zyrën e tij mësynë hetuesit e BKH-së, në mars të vitit të kaluar, Belinda Balluku u detyrua ta largojë nga detyra duke e zëvëndësuar atë më Gerald Dautajn.…
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar se për disa nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ka procedim penal. Karamuço shton se, këto veprime të SPAK po kryen për shkak të vendimarrjeve të tyre. “Ka një regjistrim, apo procedim penal për disa nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Janë kryer veprime konkrete për vendimarrjet e tyre. I vetmi që do ta marrë vesh këtë procedim është anëtari i Gjykatës Kushtetuese”, tha Karamuço.
Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Ferdinand Xhaferaj, nuk do të marrë pjesë në primaret e PD. Xhaferaj e ka marrë këtë vendim për shkak të qëndrimeve të tij kundër procesit, të cilin e konsideron përçarës dhe jo bashkues për demokratët.
Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme, përmes qytetarit dixhital, se Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt po shpërndan para duke korruptuar mediat, që të mbrojnë kryebashkiakun e Tiranës dhe të sulmojnë magjistratët që kanë dorë çështjen e tij. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha denoncon se Arbër Veliaj ka ardhur tre ditë më parë nga Vjena, aty ku qëndron me biznesmenin e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe ka nisur korruptimin e mediave. Denoncuesi thotë se mediat e sponsorizuara nga lekët e Arbër Veliajt kanë nisur një fushatë sulmi ndaj prokurëve të SPAK dhe gjyqtarëve të GJKKO-së, ku qëllimi duket…
Ndërsa maxhoranca ka shprehur kritika ndaj SPAK për përdorimin e masave të sigurisë ‘arrest në burg’, ‘pa kriter’ apo ‘instrument për statistika penale’, Prokuroria e Posaçme ka publikuar një bilanc për vitin 2024 ku figuron se vetëm 30% e personave që po heton janë në masë sigurie ‘arrest në burg’ pra në paraburgim. Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin e punës së saj përgjatë vitit 2024, ku shprehet se janë marrë nën hetim 629 persona. Postimi i plotë i SPAK: Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime ndaj 629 personave. Prej tyre, vetëm 236 persona ose 37.5% janë hetuar nën masën…