Author: zahirinews

Referuar burimeve, ai që ka marrë urdhërin dhe ka ushtruar kontroll në qelinë e Metës ka qenë Genc Aliaj, një polic i nderuar dhe respektuar nga të gjithë kolegët e burgut 313. Por pasi Meta, ka denoncuar publikisht këtë kontroll, Manja dhe Qose i kanë bërë presion drejtuesve të burgut 313, Lilës dhe Nelës, të cilët fajin se kanë mbajtur për vete por ia kanë hedhur Gencit. Ky i fundit në gjendje të rënduar emocionale dhe me presione të vazhdueshme nga eprorët, ka kërkuar leje për disa ditë. Por duke qenë se mizoria e eprorëve në të tilla rastesh është…

Lexo më shumë

Ngjarjet e fundit në Kukës po tregojnë një panoramë shqetësuese të degradimit të pushtetit lokal dhe konfliktit të brendshëm që po përshkallëzohet. Vetëm pak muaj pas skandalit të bujshëm që rrëzoi ish-kryetarin e Bashkisë, Safet Gjici, qyteti verior po përballet me një tjetër incident të rëndë, këtë herë me armë. Të mërkurën, në fshatin Bicaj, një konflikt për motive ende të paqarta përfundoi me plagosjen e 29-vjeçarit Elvis Halili, kushëri i kryetarit aktual të Bashkisë Kukës. Autori i dyshuar, Zenel Muçmata, një zyrtar i rëndësishëm i Bashkisë, tashmë është në kërkim nga autoritetet. Kjo ngjarje nuk është thjesht një akt…

Lexo më shumë

Në bazë të përgjimeve telefonike të përftuara, rezulton se midis datave 5-6 shkurt 2024, Artjon Çaushllari është shpesh në kërkim të një lënde kimike të llojit Permanganat Kaliumi dhe Bisulfit Sodiumi. Një ditë më pas, më datë 7 shkurt, Çaushllari është ndalur në rrugën Vangjush Furxhi, ku ka marë në një banesë, një të njohurin e tij kolumbian (kontakt i cili është fotografuar) Nga ky vend, më pas të dy kanë shkuar në ambientet e një kompanie, ku dyshohet se kanë siguruar lëndët kimike, të cilat do i përdornin si prekursorë për ekstraktimin apo përpunimin e kokainës. Është kjo ndjekje…

Lexo më shumë

Edhe Arben Derhemi nuk i rezistoi parave të lalit. Zahiri News ka zbuluar se edhe aktori Arben Derhemi, i cili fillimisht ishte kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, por që më pas ndryshoi qëndrim dhe firmosi në favor të ndërtimit të teatrit të ri, nuk i ka shpëtuar tundimit të parave të lalit. Fillimisht, Derhemi u rreshtua krah artistëve që kundërshtonin prishjen e godinës historike, përfshirë Altin Bashën. Por pas disa takimeve të frytshme me lalin, ai doli hapur në mbështetje të projektit të ri, duke legjitimuar veprimet e Bashkisë, e cila shembi Teatrin në orën 5 të mëngjesit. Nuk kishte…

Lexo më shumë

Prokuroria e Posaçme ka refuzuar të procedojë penalisht deputeten Olta Xhaçka, burrin e saj Artan Gaçi dhe ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, nisur nga një padi e Fredi Belerit. Ky i fundit i është drejtuar me ankimimin Gjykatës së Posaçme, ku kërkon ‘shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. Prot 22920/1 datë 27.12.2024 të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin njoftohet mosfillimi i procedimit penal ndaj shtetasve të kallëzuar Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.’ Eurodeputeti Beleri kërkon gjithashtu nga GJKKO: ‘Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për veprën penale të kallëzuara dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse.

Lexo më shumë

Plasin debatet dhe pakënaqësitë në radhët e socialistëve. Ndonëse kryeministri pret të marrë mandatin e katërt, brenda selisë rozë situata është nxehur. Sipas informacioneve rezulton se në degën e PS-së në Kukës kanë plasur konfliktet. Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, në bashkëpunim me drejtuesin politik atje Eduard Shalsi, kanë vendosur të reformojnë degën pak muaj para zgjedhjeve. Dy bashkëkryetarët e degës Anila Sokoli dhe Besmir Lamallari janë larguar nga drejtimi i PS Kukës. Në këtë post është deleguar kreu i bashkisë Albert Halilaj. Mirëpo një gjë e tillë ka shkaktuar pakënaqësi. Vetë socialistët janë ngritur kundër një lëvizje të tillë,…

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për sekuestrimin e celularit. Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e datës 20 dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin sendeve të saj, por kërkesa u rrëzua gjatë sencës së sotme, nga magjistratit Engert Pëllumbi. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 19.02.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit…

Lexo më shumë

Një sekret i gjithëditur në Tiranë lidhet me faktin se Belinda Balluku zgjedh drejtorë çunat e bukur. Spartak Kovaçi ish drejtori i Ujësjellësit të Durrësit do të mbahet mend më së shumti për dy gjëra. Së pari sepse nën administrimin e tij falimentoi Ujësjellësin e Durrësit, ndërsa rekordi i dytë është se i jepte tendera familjes së tij. Pasi skandali i zotit Kovaçi shpërtheu në publik dhe pasi mediat raportuan se në zyrën e tij mësynë hetuesit e BKH-së, në mars të vitit të kaluar, Belinda Balluku u detyrua ta largojë nga detyra duke e zëvëndësuar atë më Gerald Dautajn.…

Lexo më shumë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar se për disa nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ka procedim penal. Karamuço shton se, këto veprime të SPAK po kryen për shkak të vendimarrjeve të tyre. “Ka një regjistrim, apo procedim penal për disa nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Janë kryer veprime konkrete për vendimarrjet e tyre. I vetmi që do ta marrë vesh këtë procedim është anëtari i Gjykatës Kushtetuese”, tha Karamuço.

Lexo më shumë