Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një prononcim në media ka hedhur poshtë deklaratat e bëra në seancë gjyqësore nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili tha se kanë grabitur banesën e dhëndrit të Dukës. Agron Duka u shpreh se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se nuk e di se si ka lindur ideja e Dumanit për të thënë se kanë grabitur banesën e dhëndrit. “Dhëndri im jeton prej vitesh në Angli me vajzën time dhe dy fëmijët e tyre, nuk është e vërtetë që i është grabitur banesa. Nuk e di si i…
Author: zahirinews
Analisti Arjan Curi deklaroi në ‘Top Story’ se dy ditë më parë BKH ka pasur një kontroll në zyrën e një zyrtari shumë të lartë. Ai tha po ashtu se SPAK është vënë në kërkim të një tjetër zyrtari të lartë i cili sipas Currit është arratisur dhe nuk ndodhet në territorin shqiptar, por të dyja këto raste nuk dha emër. “SPAK po vepron tani sepse po kërcënohet për ekzistencën e tij, dhe ka një llogari për të dhënë ndaj amerikanëve dhe do i kërkojnë kokat e prera. Para dy ditësh në një shumëkatëshe përballë katedrales politike, BKH ka mësyrë…
Andi Bushati thotë se ekziston një teori që Rama e ka çuar vetë Erion Velinë drejtë qelisë dhe tani “lotët” për të dhe sulmet ndaj SPAK, janë një lloj teatri që duhet të mbajë të karikuar ata që e mbështesin ende Veliajn. Bushati tha se në mitingun e sotëm me punonjësit e Bashkisë, Rama e shpalli veten kryetar bashkie. “Ka patur një teori që Rama ka dhënë viston vetë që Veliaj të hyjë brenda. Çfarë bëri Rama sot? Paragjykoi drejtësinë. Ai nuk mendon se Veliaj mund të lirohet nga Apeli. Nuk mendon se Veliaj mund të lirohet nga Gjykata e…
Hamz Islamaj është pronari i kompanisë ”BE-IS” shpk, e cila ka marrë tendera nga Rindërtimi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe koncesione nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Aferat e drejtorit të kabinetit të zv. kryeministres Balluku Në gusht 2021, Ministrja Belinda Balluku do të afronte si këshilltar ligjor në stafin e Ministrisë së Infrastrukturës avokatin e ri Ermal Nufi. Aktualisht, me vendim të Këshillit të Ministrave, Nufi është emëruar kryetar i Bordit Menaxhues të Autoritetit Rrugor Shqiptar, anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe ex-officio kryeson Bordin e Agjencisë Shtetërore të Informacionit Gjeohapësinor.…
Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ka sekuestruar disa pasuri të organizatës kriminale të drejtuar nga dy vëllezërit nga Elbasani, Franc Gergely alias Franc Çopja dhe Hajdar Bako alias Hajdar Çopja, SPAK bën të ditur se ka sekuestruar disa pasuri pronësore, por edhe para, orë Rolex dhe gurë të çmuar, në dukje diamante. “Prokuroria e Posaçme ka vijuar me kryerjen e hetimeve në drejtim të evidentimit dhe sekuestrimit të pasurive të luajtshme dhe paluajtshme, të cilat dyshohet se kanë origjinë kriminale. Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore është bërë e mundur evidentimi i një pasurie të paluajtshme e vlera e së cilës është e…
Në Shqipëri, pushteti nuk matet me tituj, por me njohjet që ke. Dhe në rrethin e ngushtë të Edi Ramës, Ergys Agasi është një nga ata njerëz që nuk ka nevojë për funksione publike për të komanduar segmente kyçe të administratës dhe biznesit. Ai është eminenca gri e kryeministrit, një figurë misterioze që vepron larg kamerave, por me dorën mbi butonat e pushtetit dhe miliardat që rrjedhin nga fondet publike. Nga Inspektorati i Mjedisit te kontrolli mbi AKSHI-n I njohur si djali i ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi, Ergys Agasi u ngjit në pushtet përmes Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) dhe më pas u afrua…
Ditën e sotme po mbahet në GJKKO seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” me dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanin. Në seancën e sotme iu është dhënë e drejta avokatëve që ta pyesin Nuredin Dumanin, mbi ngjarje të ndryshme kriminale për të cilat akuzohen klientët e tyre. Një nga avokatet e të pandehurve në sallën e gjyqit pretendoi se u kërcënua me jetë nga i penduari Nuredin Dumani. Në kohën që gjykata vendosi të ndërpresë seancën për 10 minuta, avokatja mori fjalën dhe kërkoi të merren masa. “Para se të ndërprisni seancën, lutem të dëgjoni procesverbalin…
Artan Imami është një ndër figurat që ka mbështetur Erion Veliajn që në ditët e para të betejës së tij për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe hapjen e rrugës për ndërtimin e kullave pas godinës. Edhe pse mungoi në listën e atyre që reaguan publikisht kundër SPAK dhe në mbrojtje të Veliajt pas arrestimit të tij, Imami është përdorur shpesh nga kryebashkiaku për qëllime propaganda dhe për përçarjen e aktorëve duke publikuar foto të tijat në vendin ku po ndërtohet teatri i ri bashkë me Eni Janin, Arben Derhemin, Alfred Trebickën, etj. Siç rezulton, Artan Imami ka përfituar rreth 19,000…
Një tender i zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, ka ngritur dyshime të forta mbi mënyrën e përzgjedhjes së fituesit dhe transparencën e gjithë procesit të prokurimit. Ky tender kishte për objekt “Përmirësimin e sistemit financiar dhe inventarizues për Policinë e Shtetit”, një projekt i rëndësishëm për modernizimin e administrimit të financave dhe logjistikës së policisë. Fondi limit i përcaktuar për këtë procedurë ishte 160,390,000 lekë pa TVSH (rreth 1.9 miliardë lekë të vjetra me TVSH), një vlerë e konsiderueshme për një investim të tillë. Pas përfundimit të procedurave, fitues u shpall…
Gentian Sula, njëri nga pesë biznesmenët nën masë sigurie nga e njëjta dosje që çoi pas hekurave kryebashkiakun Veliaj, është “hedhur në veprim” për të ruajtur kompaninë e tij “Agikons” nga një sekuestro e mundshme.“AgiKons”, kompania zhvilluese e kompleksit të banimit “Kodra e Diellit” ka kaluar nga regjistri shqiptar në një shtet tjetër. Sipas të dhënave, kërkesa për kalimin nga regjistri shqiptar në atë britanik është bërë që në muajin gusht të vitit të kaluar dhe është miratuar sot, 18 shkurt 2025. Gentian Sula së bashku me Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, akuzohen nga SPAK për…