Author: zahirinews

Përballë ambasadës amerikane, atje ku dikur ka qenë ish ambasada franceze do të hedhë shtat kullë 47 kate. Leja e zhvillimit të kullës u miratua një muaj më parë, në mbledhjen e 28 janarit dhe kompania ndërtuese e saj është Hanxhari Group. Kjo kompani zotërohet nga Adjon Hanxhari, djali i ndërtuesit vlonjat, Fatmir Hanxhari, i cili njihet si pronari i hotelit Vlora Internacional. Kjo në foto është renderi i kullës së lartë, në formën e drejtëkëndëshit dhe me fasadë xhami. Projekti është publikuar nga vetë kryeministri Edi Rama një ditë më parë, në profilin e tij në facebook, përmes një…

Lexo më shumë

Për shumë familje të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në qarkun e Durrësit, fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit është një moment shprese që premtimet e dhëna për vite me radhë të bëhen më në fund realitet. “Po na sorrollasin, nuk na japin një datë. Shpresa na ka mbetur,” thotë Hava Lleshi në Thumanë, e cila bashkë me familjen e saj mezi pret të marrë në dorëzim fondin e rindërtimit dhe të ndërtojë shtëpinë e vet. Bashkë me dy fëmijët e mitur, ajo jeton mes kontenierit dhe shtëpisë së pabanueshme, ku në ditë-netët e ftohta të dimrit dhe në këtë situatë…

Lexo më shumë

Në një tjetër reagim nga burgu, kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj sot është ndalur tek akuzat mbi biznesmenët me masë sigurie për shkak të dyshimeve se dorëzonin “kafen” tek gruaja e të parit të bashkisë për lejet apo tenderat që fitonin. Veliaj ka marrë një shembull konkret, të biznesmenit Shkëlqim Fusha për të cilin thotë se “kompania “Fusha” ka punuar edhe në kohën e hovit të Edi Ramës, edhe në kohën e pampersit të Lul Bashës, edhe në kohën time”. A është ky një sinjal nga qelia? “Me gjasë, dikush kishte shpifur kundër Jozef K. sepse një mëngjes atë…

Lexo më shumë

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim Arben Isufin i njohur si Ben Qimja pasi dyshohet se ka kërcënuar gjyqtarin e Gjykatës së Fierit, Vladimir Cjapi. Ky i fundit dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga policia. Gazetari Elton Qyno shkruan se zanafilla e sherrit ka nisur për një çështje që Cjapi ka aktualisht “në duar”. Gjyqtari ka në shqyrtim gjyqësor një çështje penale, ku i pandehur për akuzën e “Kundërshtimit të punonjësve të policisë” është marrë një nga nipat e Isufajt. Duke qenë se para se të bëhej gjyqtar, Vladimir Cjapi kishte shërbyer si avokat në qytet,…

Lexo më shumë

SPAK dhe prokuroritë e rretheve gjyqësore duket se kanë një sfidë të fortë përpara referuar faktit se do të hetojnë krimet zgjedhore, duke tentuar të ndalin skenarët politikë për blerjen e votave. Pavarësisht tendecave të politikës, SPAK dhe prokurorët e rretheve duhet të gjejnë mekanizmat së pari për të parandaluar një fenomen që cënon pothuajse çdo proces zgjedhor në Shqipëri dhe më pas për të çuar para drejtësisë ata që deformojnë votat. Në hetimin për krimet zgjedhore, SPAK do të përdorë teknikat e posaçme të hetimit, përfshirë hetimet financiare dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, për të siguruar një hetim të shpejtë dhe…

Lexo më shumë

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbardhur detaje të reja nga arrestimi i Safet Bajrit në Shkodër. Sipas Lalës, në fillim Bajrit iu dërgua fletëthirrja nga oficerët e BKH për të dëshmuar në Tiranë dhe ti merrej ADN, por Bajri ka deklaruar se nuk kishte makinë të blinduar. “Nisur nga kjo, Safet Bajrit i është thënë se duhet të paraqitej në policinë e Shkodrës ku do ti merrej ADN dhe ai ka shkuar atje i shoqëruar nga avokati i tij Sokol Tahiraj. Në pritje të marrjes së ADN, në ambientet e policisë së Shkodrës kanë mbërritur forcat e  RENEA-s të cilat e…

Lexo më shumë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masa sigurie për 4 zyrtarë policie në Tiranë, Haxhi Balla, Eni Tila (Xhaferi), Jaho Caushaj dhe Islam Shehi, të cilat janë ezekutuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Efektivët e Policisë akuzohen për “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”. Masat e sigurisë të vendosura ndaj efektivëve janë “Detyrim paraqitje”, “Pezullim nga puna” apo bllokim pasaporte, më konkretisht: Ende nuk dihet se për cilin tender bëhet fjalë, teksa veprimet proceduriale i janë relatuar prokurorit të çështjes.

Lexo më shumë

I ‘forti i Shkodrës’, Safet Bajri është shoqëruar në polici pas kontrollit që forcat RENEA kryen dy ditë më parë në banesën e tij. Dy ditë më parë forcat RENEA kreu kontrolle në banesën e Safet Bajrit në Shkodër. Arrestimi i tij ka ardhur pas urdhrit të dhënë nga GJKKO, ndërsa Bajri po transferohet në këto momente drejt Tiranës. Prokuroria e Posaçme dy ditë më parë dha detaje nga hetimi për përplasjen me armë të ndodhur në Rranxë të Bushatit më 23 Gusht 2024, ku u godit me armë autmojeti i blinduar “Audi A8”, me të cilin udhëtonin Samuel Troshani dhe Izmir Sakica.…

Lexo më shumë

SPAK i ka miratuar kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt takime jo vetëm familjarët dhe me avokatin, por edhe për arsye pune. Kërkesa për takime pune me kryebashkiakun e Tiranës është dorëzuar nga dy drejtorët Alban Dokushi dhe Sara Goxhaj. Anëtarë të grupit të hetimit pohuan jo zyrtarisht se pasi kërkesa për takime pune është aprovuar dhe firmosur, do t’i njoftohet drejtorisë së përgjithshme të burgjeve që duhet ta përcjellë autorizimin në burgun e Durrësit ku Erjon Veliaj, i dyshuar për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash po mbahet prej datës 12 shkurt. Apelimi i avokatit të tij dërguar përmes…

Lexo më shumë

Më shumë se 160 mijë shqiptarë të diasporës janë regjistruar në aplikacionin PER të KQZ-së që prej datës 11 janar. Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka bërë thirrje që emigrantët të regjistrohen dhe të dërgojnë kërkesën për të qenë votues brenda afatit të fundit, që është 4 marsi. Për ata që janë refuzuar, KQZ ka sqaruar se mund të riaplikojnë pa kufizim, duke ndjekur udhëzimet e dërguara në llogaritë e tyre në aplikacionin PER. Postimi i Celibashit: Më shumë se 160.000 Zgjedhës Shqiptarë Jashtë Vendit Të Regjistruar në PER që nga data 11 Janar 2025! Apliko në PER tani dhe…

Lexo më shumë