Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se askush nuk mund të kërkojë llogari nga PS për angazhimin e saj në luftën ndaj korrupsionit. Gjatë një takimi sot, ai theksoi se PS nuk është viktimë e situatës dhe se Shtetet e Bashkuara nuk i hapën luftë duke mbështetur luftën ndaj korrupsionit, duke nënvizuar se “SHBA i hoqi ushtarët që mbështesnin SPAK”. “Ja ku është SPAK prapë aty. Kush po e mban tani?” pyeti Rama, duke iu referuar kritikave të vazhdueshme ndaj SPAK nga opozita. Ai përmendi Sali Berishën, duke e cilësuar sërish si “bufin e kënetës”, duke komentuar deklaratat e tij…
Author: zahirinews
Hetimet e SPAK mbi skemën e korrupsionit në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT) kanë nxjerrë në pah përfshirjen e tre kompanive private, të cilat janë favorizuar nga zyrtarët e universitetit në marrjen e tenderave publikë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, kompanitë “Krijon” sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF” kanë bashkëpunuar me drejtuesit e UBT-së në përgatitjen e dokumenteve të tenderave, duke siguruar oferta të falsifikuara dhe duke ndikuar në rritjen e padrejtë të fondit limit. Në qendër të hetimeve janë 9 procedura të zhvilluara gjatë vitit 2022, me një vlerë totale prej 90 milionë lekësh. Këto tendera u zhvilluan…
Ka vijuar me debate dhe tensione seanca gjyqësore në GJKKO, ku po rrëfehet i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, për dosjen “Plumbi i artë”. Dumani ka pohuar në sallë se Talo Çela kishte dashur që t’i vriste, teksa më tej dha detaje për miqësinë e vjetër mes tyre dhe sherret që çuan deri në hakmarrje të përgjakshme, me disa viktima. Dumani u shpreh: “Unë për vrasjen e vëllait të Talos nuk mora asnjë lek, sepse u përfshiva për hakmarrje, pasi u vra Klevis Kapllani, lekët për vrasjen e Bujar Çelës i kanë sjellë të nesërmen në Vorë, me një makinë, pagoi Erjon…
Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, prej 3 vitesh po teston SPAK-un, nëse ai e ka seriozisht hetimin që ka hapur ndaj tij për vjedhje fondesh publike me tender fiktivë, ose ka bërë pazar që të mos preket. Është provuar me dokumente të firmosura nga drejtor Agolli, se sajoji dhe i dha tender djalit të tij Flladi Agolli, për të krijuar menu gatimesh fshati; por dhe shumë tenderë të tjerë me vlerë afro 40 milionë Euro, sipas pazareve që ka bërë Edi Rama, ai dhe ministrat anëtarë Bordi të FSHZH. Më 2 shkurt 2022, SPAK njoftoi, se kishte…
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj thotë se nuk ka informacion në lidhje me disa pretendime se gjyqtarët e këtij institucioni janë në përgjim. Në një konferencë për mediat, ku ajo prezantoi raportin vjetor të këtij institucioni u shpreh se i është drejtuar me një shkresë kreut të SPAK, Altin Dumani për informacion, për ndonjë kallëzim apo hetim ndaj ndonjë gjyqtari. Zaçaj tha se Gjykata mbështet çdo veprimtari të organeve ligjzbatuese në ushtrim të juridiksionit të tyre, duke theksuar, “gjithmonë në përputhje me kompetencat që i njeh Kushtetuta dhe ligji”. “Në lidhje me pyetjen tuaj Gjykata nuk ka asnjë informacion në…
Pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Ai ka qëndruar për rreth dy orë brenda zyrave të prokurorëve, ndërsa nuk dihet me siguri çështja për të cilën është ftuar nga prokurorët e posaçëm. Allajbeu është përfolur si i përfshirë në dy nga dosjet e nxehta të shëndetësisë: atë të koncesionit të laboratorëve dhe dializës. Emri i tij u shfaq edhe në dosjen e Erion Veliajt. Gjatë hetimit, prokurorët e kanë pyetur kryetarin e bashkisë së Tiranës edhe për udhëtimin e tij me shtetasin Klodian Allajbeu në drejtim të Kinës. Erjon Veliaj shprehet se nuk…
Detaje të tjera kanë dalë nga dosja Veliaj-Xoxa. SPAK ka argumentuar në dosjen hetimore se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë përfituar tre vila nga biznesmeni Gentian Sula pasi ky i fundit është mbështetur nëpërmjet tenderëve publikë nga Bashkia e Tiranës. Madje, në dosje thuhet se Veliaj ka prishur njerën prej vilave me vlerë rreth 500 mijë euro, vetëm me qëllimin që të zgjerojë shesh pushimin dhe zonën e gjelbëruar të dy vilave të tjera. Ndërkohë, raportohet se punimet janë bërë nga UKT Kavajë dhe çifti nuk ka harxhuar asnjë cent për to. Veliaj dhe Xoxa kanë mohuar pronësinë e…
Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka është paraqitur mesditën e sotme në SPAK. Deputetja e PS është marrë nën hetim nga SPAK pasi akuzohet për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në rastin e dosjes së kryebashkiakut Erion Veliaj. Kjo është hera e parë që Bushka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, pasi ka deklaruar se nuk është pyetur asnjëherë nga prokuroria lidhur me këtë çështje. Bushka ka punuar si juriste në kompanitë e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa. Dyshohet se deputetja e PS ka ndikuar te dëshmitarët, si dhe nuk ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara…
Një nga çështjet më të famshme ku këta njerëz të drejtësisë së re dhe të vjetër kanë vepruar për të dhënë padrejtësi, është dosja “Toyota Auris”, ku u hetua futja në mënyrë të paligjshme e 3.4 milionë eurove përmes Portit të Durrësit. Çështja u hetua fillimisht te Krimet e Rënda, më pas u shpall moskompetencë dhe u dërgua në Gjykatën e Tiranës. Në një bisedë mes ish-oficeres së BKH-së, Erjona Daupaj dhe avokatit Radovan Çela, ku krijohen dyshime se për të bërë zëvendësimin e masave të sigurimit janë paguar para për prokurorët dhe gjyqtarin e çështjes. Në një bisedë që…
Kreu i PSD, Tom Doshi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Kreu i Partisë Social Demokrate u fut në ambientet e SPAK-ut duke buzëqeshur. Ende nuk dihen arsyet se përse Tom Doshi është paraqitur në SPAK.