Author: zahirinews

Megjithëse kushtoi mbi 200 miliardë lekë, tuneli i Llogarasë vazhdon të thithë lekë të tjera nga buxheti. Sot mësojmë nga Agjencia e Prokurimeve Publike se, drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli ka anuluar një tender për ndërtimin e rrugëve lidhëse të tunelit. Sipas dokumenteve, një fond mbi 5 miliardë lekë do të përdoret për rrugën nga tuneli i Llogarasë deri në Palasë. Objekti i Kontratës që prokurohet është “Ndërtim i rrugëve lidhëse në Tunelin e Llogarasë”, ndërsa fondi limit fiksohet në 506,639,914.59 Lekë pa TVSH. Në monedhën evropiane kjo kontratë është përllogaritur nga ARRSH që të jetë 5,105,198.65 Euro pa TVSH.…

Lexo më shumë

Biznese të ndryshme ngrenë shqetësimin për llogaritje të pasaktë të detyrimit të taksave vendore për vitin 2025, duke mos iu marrë parasysh xhiroja e realizuar në vitin 2024.Një subjekt me veprimtari restorant, me xhiro prej 7,6 milionë lekësh në vitin 2024, është trajtuar si biznes me xhiro mbi 8 milionë lekë për vitin 2025, duke u kategorizuar në një fashë më të lartë tatimore. Për rrjedhojë, këtij subjekti i është llogaritur detyrimi prej 112 mijë lekësh për t’u paguar për 2025, për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore dhe tarifës së pastrimit, nga 22,8 mijë lekë që është detyrimi për…

Lexo më shumë

Në 10 vjet është akuzuar për 2 vrasje. Të paktën të dokumentuara dhe për të cilat drejtësia ka folur. Të parën në Greqi, për të cilën është dënuar me 18 vjet burg dhe të dytën në Shqipëri, ku është dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë. I ka shpëtuar dy atentateve me armë zjarri në Tiranë e Gjirokastër dhe një sulmi më thikë në burgun e Koridhalosë në Greqi. Prej 4 muajsh është i arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimi në Shqipëri. Por para se të kthehet për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm në vendin tonë, duhet të…

Lexo më shumë

“Kritere diskriminuese dhe përjashtuese që favorizojnë operatorë të caktuar”, ky është thelbi i denoncimeve të kompanive që marrin pjesë në tenderin e Kuvendit të Shqipërisë për vendosjen e AI. Kështu, për të tretën herë rresht, pezullohet tenderi për vendosjen e Inteligjencës Artificiale në sallën e Kuvendit. Këtë radhë janë ankesat e operatorëve ekonomik në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) që automatikisht pezullojë procedurën deri në shqyrtimin e tyre. Tenderi me fondin limit 74,478,400 lekë pa TVSH, i autorizuar nga kryetarja Elisa Spiropali ka për objekt “Blerjen e sistemit të transkriptimit të të dhënave audio- video të Kuvendit, bazuar në Inteligjencën…

Lexo më shumë

Një ndërmarrje në varësi të kryetares së Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, i ka dhënë me urgjencë filialit të Shefqet Kastratit kontratën 1.7 miliardë lekë për furnizimin me karburant. Megjithëse furnizimi me naftë i bashkisë dhe i institucioneve në varësi të saj bëhet çdo vit nga Kastrati, zhvillohet formalisht një tender. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Blerje karburant nafte për Bashkinë Durrës dhe subjektet nën varësi të saj” i ndarë në dy lote. Sipas dokumenteve të tenderit, financimi do bëhet me paratë e buxhetit të tre viteve të ardhshme deri në vitin 2027. Ndërsa subjektet që furnizohen janë Bashkia Durrës,…

Lexo më shumë

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka shkuar përsëri sot në Prokurorinë e Posaçme. Gentian Gjyli është thirrur nga institucioni i akuzës, por arsyet dhe veprimet e kryera brenda godinës mbeten ende të panjohura zyrtarisht. Edhe në muajin janar të këtij viti, zyrtari i lartë i ARRSH-së dha shpjegime për rreth dy orë në SPAK. Mesohet se ai dëshmoi mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte numri 2 i ARRSH-së dhe drejtor Evis Berberi, në hetim nga SPAK nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Gentian Gjyli u emërua drejtor i ARRSH-së, më 28 mars 2024, një…

Lexo më shumë

Andi Bushati, ka deklaruar se ka gjasa që Veliaj të jetë burgosur me miratimin e Edi Ramës. Bushati tha se komplotet e socialistëve të tjerë ndaj Veliajt, tregojnë se Rama qëndron pas arrestimit të tij. “Nuk kam asnjë provë, por jam përpjekur të bëj analizë. Dolën mediat që jepte direktiva Veliaj. Të njëjtat media, ditën që Veliaj u arrestua, kanë hedhur tezën fort që këtij po ja bën Belinda Balluku. Belinda do themi se e bën mbrapa kurrizit të Ramës? Veliaj prap nxorri në përgjime, që edhe Ulsiu po komplotonte. Edhe Ulsiu mbrapa kurrizit të Ramës? Në Bashki vajti Rama…

Lexo më shumë

Prokuroria e Vlorës ka dërguar në gjyq zyrtarë të ASHK-së, kryetarin e fshatit dhe ndërtuesit për legalizimin e 3 objekteve në Palasë në kundërshtim me ligjin. Njoftimi i Prokurorisë: Legalizuan në kundërshtim me ligjin tre objekte në Palasë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq zyrtatët e ASHK-së, kryetarin e fshatit dhe ndërtuesit Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq për veprat penale ‘Falsifikim të dokumenteve’, ‘Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ 17 persona, zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), kryetarin e fshatit Palasë dhe ndërtuesit. Nga hetimet…

Lexo më shumë

Njerëz të drejtësisë të përfshirë në pastrim parash…Shqipëria vijon të jetë çerdhe për pastrimin e parave. Departamenti i Shtetit në çdo raport e ka ngritur alarmin dhe fusha ku hidhet më shumë para e pistë është ajo e ndërtimit. Agjencia e Inteligjencës Financiare, ka publikuar raportin vjetor të vitit që lamë pas, ku bën me dije se ka identifikuar 234 raste për pastrim parash.“Vlen të theksohet se pesha më e madhe e rasteve të dërguara nga AIF, i janë adresuar DPPSH, si organi ligjzbatues kryesor në vend dhe i specializuar për kryerjen e veprimeve hetimore. Ndër rastet e dërguara në…

Lexo më shumë

Ndërsa qytetarët konsumuan fileto pule të infektuar me salmonelë, të importuar nga Brazili nga kompania “AMG FOOD” (marka “diMal”), Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, vendosi të dalë në televizor jo për të kërkuar falje, por për të dhënë një justifikim që ka lënë pa fjalë opinionin publik: “Salmonelë ka në gjithë botën. Vitin e kaluar në Europë u raportuan 77 mijë raste!” Me pak fjalë, nuk ka problem që mish i kontaminuar u fut në Shqipëri dhe përfundoi në tryezat e qytetarëve pa dalë analizat – sepse, sipas ministres, “kështu ndodh kudo”. “Salmonela dhe shumë sëmundje të tjera të cilat…

Lexo më shumë