Author: zahirinews

“Hynë në universitet si në fshatin e Korleones…” thotë bablok detoksi. Nuk ke parë gjë akoma bablok! Do të hyhet në të gjitha katet e zgëqet e pushtetit edhe si në Kali, Medelin, Çikago, Ist Harlem, Apakulpo e Verakruz. Ashtu si personazhi Zhurdën i Molierit që kishte folur prozë gjithë jetën pa e ditur se ç’është proza, edhe shtetari më i rëndësishëm në Shqipëri është kryemafioz, pa e ditur se ç’është mafia. Tre sikletet recidiviste të bablokut me SPAK: 1-SPAK-un e sheh si një asteroid që rrezikon ta godasë pashmangmërisht jo vetëm enturazhin e tij por dhe atë vetë. 2-SPAK-un…

Lexo më shumë

Ish-kryebashkiaku demokrat i Pogradecit, Eduart Kapri u cilësua fajtor për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim dhe dënoi me 1 vit e gjashtë muaj burgim. Gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe e vendosi ish të zgjedhurin vendor në shërbim prove për dy vite me radhë. Si dënim plotësues, gjykata i hoqi të drejtën të ushtrojë funksione publike për 5 vite. Me 1 vit e 4 muaj shërbim prove dhe heqje e së drejtës për të ushtruar funksuone publkike për 5 vite u dënuan edhe dy ish-zyratët Besmira Niko dhe Besjan Meço. Sipas SPAK, Kapri me ndihmën…

Lexo më shumë

Jemi dëshmitarë të një prej skandaleve më të rënda mjedisore në historinë e vendit. Në Porto Romano ndodhen rreth 816 ton mbetje kimike, ndërsa 58 ton të tjera u kapën në Itali ditët e fundit. Megjithatë, askush nuk flet! Çështja e mbetjeve toksike të rikthyera nga Tajlanda dhe të depozituara në Porto Romano është lënë në harresë. Është koha që kjo çështje të rikthehet në vëmendje. Shqipëria – Një korridor transit për mbetjet kimike? Guardia di Finanza ka konfirmuar paralajmërimet e ekspertëve, të cilët prej kohësh kanë ngritur alarmin: Shqipëria është kthyer në një korridor transiti për trafikun e mbetjeve…

Lexo më shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nënshkruar sot një protokoll bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK për forcimin e integritetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Sot në ambientet e KQZ, ishin të pranishëm në një takim me Celibashin, kreu i SPAK, Altin Dumani dhe kryeprokurori i përgjithshëm Olsian Çela. Ky protokoll i nënshkruar mes tre palëve synon të parandalojë dhe ndjekë veprat penale që lidhen me zgjedhjet, duke krijuar mekanizma të shpejtë dhe efikas për shkëmbimin e informacionit mes institucioneve, bën me dije KQZ. Bashkëpunimi do të ndihmojë në parandalimin e krimeve zgjedhore dhe në…

Lexo më shumë

Petrit Qoli, nën akuzë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe i përfshirë në dosjen “Plumbi i artë”, ka hedhur akuza të forta ndaj bashkëpunëtorit Nuredin Dumani. Ky i fundit nuk u paraqit në seancë, për arsye shëndetësore. Nga njëra anë ai ka treguar se po detyrohet të bëhet vrasës si Nuredin Dumani. Petrit Qoli u shpreh: “Dumani si vrasës me pagesë shijon jetën jashtë sallës dhe ne baltosemi. Ai do do Coca-Cola, palestër dhe femra. Jam dobësuar 40 kg, jemi në burg kot. Jam 25 vite besimtar, prokuroria dhe gjykata mund të ma heqin baltën. Kam frikë se…

Lexo më shumë

Çmimi mesatar i sigurimit të detyrueshëm të mjeteve u rrit me afërsisht 7% në muajin janar të këtij viti. Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për muajin janar të këtij vitit primi i shkruar bruto mesatar për një kontratë sigurimi TPL arriti në afërsisht 19,500 lekë (plus taksën 10% mbi primin). Primi mesatar i sigurimit të makinës shënoi kështu një rritje krahasuar me primin mesatar prej më pak se 18,300 lekësh të janarit të vitit të kaluar dhe në përgjithësi me nivelin mesatar vjetor prej 18,100 lekësh, të raportuara gjatë vitit 2024. Këto shifra tregojnë qartë se…

Lexo më shumë

SPAK ka çuar për gjykim dosjen e ish-kreut demokrat të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia. Sipas SPAK, Spahia është marrë i pandehur pasi akuzohet se ka shkarkuar në shkelje të ligjit drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve në kohën kur drejtonte Bashkinë Shkodër. Mark Molla mësohet se ka ankimuar vendimin e ish-kryebashkiakut dhe Gjykata e Shkodrës ka vendosur ta pezullojë, deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë. Por, sipas SPAK, Bardh Spahia pavarësisht se ka qenë në dijeni të vendimit të Gjykatës së Shkodrës që rikthente në detyrë Mark Mollën deri në përfundim të procesit gjyqësor, e ka anashkaluar këtë…

Lexo më shumë

Edi Rama ka akuzuar SPAK se ka intimiduar një nënë me dy fëmijë tëpranojë njëgjë që nuk e ka bërë. Rama: Nuk mund ta pranojmë ne që SPAK është një redaksi lajmesh me një grup gazetarësh që tundin dosjet përpara se vetë ata që janë brenda të marrin lajmin që janë të akuzuar. Nuk mund ta pranojmë ne që njerëzit merren dhe intimidohet atje si personi në dijeni pa ju dhanë as status vetme e vetëm që të mos marrin avokatin. Se nuk dua të flas. Kam informuar ministrin e Drejtësisë për një intimidim tjetër, të një nene me dy fëmijë,…

Lexo më shumë

10 tonë mandarinat me pesticide që u kthyen nga Kroacia pak muaj më parë janë hedhur në tregun shqiptar për konsumim. Konfirmimi vjen nga Prokuroria e rrethit Berat e cila ka ndaluar tre persona. Sipas Prokurorisë, Elton Tafa me profesion fermer ka shitur te shtetasi Arben Dyli (administrator i pikës së grumbullimit) një sasi prej rreth 10 tonësh mandarina, të cilat me pas subjekti i shtetasit Arben Dyli i ka eksportuar drejt Kroacisë. Nga autoritetet kroate janë kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte përmbajtje të lartë të pesticidit “Fosmet”, pesticid ky i dëmshëm…

Lexo më shumë

Një tjetër aferë e rëndë financiare duket se po zhvillohet në sytë e të gjithëve, ndërsa tenderi për shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, studentët dhe kursantët e Akademisë së Sigurisë është finalizuar në mënyrë skandaloze. Me një fond limit prej 279,087,728 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 3.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH, ky tender është organizuar nga Operatori i Blerjeve të Perqendruara, i drejtuar nga Arlinda Pogaj, dhe ka shpallur fitues kompaninë “SORI-AL” shpk, një emër që në letra rezulton në pronësi të Alma Tafanit, por që sipas informacioneve…

Lexo më shumë