Nisin tensionet për Primaret në PD. Ashtu sikundër pritej, ky proces ka “nxehur gjakrat” mes grupit të Bardhit dhe atij të Sali Berishës. Sipas të dhënave më të fundit, në Fier ka plasur sherri mes vetë Gazmet Bardhit dhe deputetit fierak Luan Baçi. Burimet bëjnë të ditur se gjatë procesit që po zhvillohet në teatrin Bylis, Bardhi nuk ka pranuar që në votim të marrin pjesë anëtarët e regjistruar në PD pas vitit 2021. Kjo ka sjellë përplasje të forta me Baçin. Mësohet se të dy i janë drejtuar selisë së PD-së në qytet ku kanë debatuar me tone të…
Author: zahirinews
Ndarja e copave të Shqipërisë duke ngrënë qofte në ballkonet e oligarkëve- siç pati dëshmuar Arben Ahmetaj tek Çim Peka- vazhdon më ritëm intensiv. Copa e fundit që po rrëmbehet është Plazhi i Llamanit, një nga gjiret më të bukura të Bregdetit Shqiptar. Në mbledhjen e fundit, që u zhvillua para dy javësh, Këshilli Kombëtar i Territorrit dhe Ujit miratoi më shumë se 60 vendime. Mes tyre, me numër 26, ishte dhe vendimi për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin: “The Concave”, Objekt hoteleri dhe shërbime 3 dhe 4 kate dhe pishina, me vendndodhje në Llaman, Bashkia Himarë, me…
Uji që vjen në rubinetin e qytetarëve nuk konsumohet, ndërkohë drejtori i Veliajt në Ujësjellësin e Tiranës bën tendera për karbon filtrimi dhe u ndan paratë një grushti biznesmenësh. Dhe meqenëse ka shumë lekë në këto tendera, hapet pazari me disa institucione dhe shpërndahet përgjegjësia për korrupsionin. Kështu, pasi ka prokuruar 2 miliard lekë për klor dhe kimikate të tjera, drejtori i UKT, Kostandin Budurushi ka bërë tender edhe për karbon filtrues (aktiv) që ka përfunduar i ankimuar në KPP. Në KPP është ankimuar edhe tenderi i klorit, por siç do t’u tregojmë më poshtë, kjo është lojë drejtorësh dhe…
Sulmi pa doganë i Edi Ramës ndaj SPAK ka krijuar një situatë të rëndë dhe kaos në vend. Në mënyrë të gabuar ky sulm është përceptuar se vjen si pasojë e rastit ‘Veliaj’, por nuk është “Lali Eri” arsyeja. Siç po tregojnë ngjarjet, irritimi i Edi Ramës nuk ka ardhur prej rastit Veliaj, por nga afrimi i SPAK pranë tij. Jo vetëm pranë administrates së afërt të tij, siç është rasti i Engjëll Agaçit, por edhe në përpjekjen e tij për të ndalur SPAK nëpërmjet sulmeve të vazhdueshme. Irritimi i Kryeministrit dhe nervozizmi tij, siç thonë burimet, ka si shkak…
Takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, përfundoi me tensione të larta, duke nxjerrë në pah ndryshimet e mëdha në qasjen e administratës së re të SHBA ndaj konfliktit në Ukrainë. Gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë, Trump theksoi se është i vendosur për ta çuar drejt përfundimit luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, duke nënvizuar rëndësinë e një marrëveshjeje diplomatike. “Ju ose do të arrini një marrëveshje, ose ne do të tërhiqemi. Dhe nëse tërhiqemi, do ta luftoni vetë këtë luftë. Nuk besoj se do të jetë e bukur,” deklaroi Trump. Nga ana tjetër,…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë një kërkesë pёr procedimin disiplinor dhe pezullimin nga detyra tё prokurorit Olsi Dado, lidhur me shkeljet që Dado ka kryer në shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të Veliajt. Në kërkesën e tij, Veliaj shprehet me fakte dhe tregon me detaje për konfliktin e interesit që Prokurori Olsi Dado ka në çështjen e hetimit ndaj kryebashkiakut, duke theksuar se ky prokuror ‘ka përdorur telefonin e paguar nga taksat e taksapaguesve pёr tё kёrkuar leje ndёrtimi pёr pёrfitimet e tij’.…
Komisioni Rregullotar në KQZ ka vendosur me 4 vota pro që në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të zhvillohet votim dhe numërim elektronik në njësinë nr.10 në Tiranë dhe në Bashkinë e Vorës. Përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Muharrem Çaka ka votuar kundër. Ishte përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, ai që propozoi që votimi dhe numërimi elektronik për zgjedhjet e 11 majit të bëhej vetëm në këto dy zona. Komisioni Rregullator ndërpreu mbledhjen deri në një moment që do të kishte një përgjigje nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për këtë kërkesë të PD dhe nëse do të…
Policia e Dibrës ka referuar në Prokurori materialet procedurale për ish-drejtoreshën e Spitalit Rajonal të Dibrës, Irini Shehu, 44 vjeçe, e dyshuar për veprën penale të “Përndjekjes”. Sipas hetimeve paraprake, Shehu akuzohet se ka përndjekur disa punonjës të spitalit, ngjarje e cila ndodhi ditën e djeshme. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e përndjekjes apo motivet e saj. Shehu, e cila dhunoi shefin e Financës së spitalit ditë më parë, u largua nga detyra pas denoncimit ndaj saj. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasen I Sh.,…
Red Sol Resort, një kompleks i gjithi i kuq është resorti më i ri që po ndërtohet në bregdetin e Dhërmiut. I projektuar nga studioja spanjolle Bofill, kompleksi është konceptuar në formën e një fortese, e ngjyrosur e gjitha me një të kuqe të fortë. Kompania ndërtuese e resortit është Drymades Gallery, e zotëruar nga biznesmeni Spiro Bardhi, që ndryshe njihet me nofkën Ragami i Korçës. Dizajni si labirint mishëron një kështjellë bashkëkohore të vendosur në terrenin e thepisur të bregut të Jonit. Struktura përbëhet nga pavione, apartamente dhe vila të ndërlidhura në një sërë sheshesh në lartësi të ndryshme.…
Ditën që ka ikur Ilir Meta, më ka shkarkuar dhe i dridhej dora dhe zëri kreut të organizatës se donte të më bënte simbolikë… Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u është përgjigjur live në një lidhje me telefon, akuzave të analistit Baton Haxhiu, se ish-numri 2 i qeverisë është pyetur nga SPAK para shkarkimit nga kryeministri Edi Rama. Ahmetaj i theksoi Haxhiut se nuk duhet të gënjejë edhe pse e ka mik Ramën, pasi ai nuk është pyetur asnjë nga ndonjë njeri deri ditën e qershorit të 2023-shit. “Mua nuk më ka pyetur asnjë njeri deri ditën e qershor i 2023. E…