Alko Impex e Arbër Abazit dhe 2T e dyshes Sakos Troksi janë shpallur kompanitë fituese në tenderin 7.8 milionë euro për optimizimin e Ujësjellësit të qytetit të Vlorës dhe rrethina. Dy kompanitë, në joint venture 50 për qind me 50 për qind, kanë ofruar çmimin 742 milionë lekë ose rreth 7.5 milionë euro për realizimin e kontratës duke u shpallur fituese. Në tenderin e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve pati dhe dy oferta të tjera. Alb Star e vëllezërve Ismailaj ofroi ta realizonte kontratën me një çmim prej 6.3 milionë eurosh ose gati 1.2 milionë euro më pak…
Author: zahirinews
Një shpërthim në lagjen Partizani në Shkodër, më 13 janar të vitit 2018, ishte pikënisja e një sage kriminale mes dy fiseve, që vijon të shkaktojë viktima edhe sot. Shënjestra ishte Lulzim Kulla, i konsideruar si një prej të fortëve të Shkodrës, njëkohësisht edhe si lidhje e familjes Lici, pasi është dhëndër i tyre. Ditët që pasuan këtë ngjarje, nisën të shënojnë një bilanc tragjik me vrasje, zhdukje personash e atentate të dështuara. Familja Lici artikuloi emrat e rivalëve, që sipas tyre ishin nga fisi Bajri. Ndërsa këta të fundit nuk e pranojnë as sot që janë në hasmëri apo…
Në ditën kur u vendos kalimi i ish-kryeministrit socialist Pandeli Majko për fushatë elektorale nga Kukësi në Tiranë, kreu i PD Sali Berisha e akuzoi Majkon për përfshirje në krime elektorale. Madje zoti Berisha shkoi më tej kur tha se “SHISH për këtë kishte kryer një përgjim ambiental në një lokal në Kukës”. Vetë Pandeli Majko përmes kryetares së kuvendit Elisa Spiropali i drejtoi një kërkesë SHISH, për të marrë informacion pas këtij pretendimi të pohuar publikisht në një konferencë për shtyp nga Sali Berisha. Në vijim të kërkesës, SHISH është përgjigjur se: “Nuk kemi bërë dhe as nuk disponojmë…
Një premtim që lë shumë për të dëshiruar. Nga janari 2025, Bashkia e Tiranës ka vënë në zbatim vendimin për pajisjen e pensionistëve rezidentë me abone falas për transportin publik. Në letër, ky vendim duket si një lehtësim i madh për të moshuarit, por në praktikë, marrja e një aboneje është kthyer në një sfidë të vërtetë për pensionistët, të cilët duhet të paraqiten çdo muaj në kioskë për të përfituar shërbimin. Radhët e gjata dhe kushtet e vështira Çdo mëngjes, fytyra të lodhura të pensionistëve mbushin radhët pranë pikave të shpërndarjes së aboneve në Tiranë. Pa organizim dhe pa…
Më pak leje ndërtimi, por më shumë kulla shumëkatëshe. Ky është trendi i ndërtimeve që po vjen edhe si rezultat i pakësimit të trojeve për të ndërtuar, e që po sjell godina me dhjetëra kate. Instituti i Statistikave thotë se vetëm vjet janë miratuar 2.4 milionë metra katrorë sipërfaqe me ndërtime të reja, ku vetëm në Tiranë janë 1.9 milionë metër katror projekte të reja. Në raport me vitin 2023, volumi i ndërtimeve në sipërfaqe është rritur me 383 mijë metra katrorë në të gjithë vendin. Ndërsa sa i takon lejeve të ndërtimit ato janë pakësuar me 266 leje, pasi…
Dritan Agolli, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është një nga “oligarkët” më të mëdhenj në Shqipëri. Ai e ka kthyer institucion që drejton në “shërbim” të vetes, familjarëve apo edhe të ish-punëdhënësve të tij. Shpeshherë, Zahiri News ka raportuar për projekte tepër të dyshimta të Fondit, ku kohët e fundit ai ka prokuruar dhjetëra miliona euro për të ndërtuar hotele dhe restorante me paratë e shtetit. I tillë ishte tenderi te Llixhat e Bënjës në Përmet apo edhe kompleksi në periferi të Tiranës. Ndërkohë, “oligarku” Agolli ka vijuar bëmat, kësaj herë me një pronë të stërmadhe në Sarandë, atje…
Të tjera detaje janë zbardhur grupi kriminal që u godit nga SPAK, gjatë operacionit të kryer në bashkëpunim me policinë e Shtetit, ku rezultojnë të përfshirë në trafikun e drogës, 4 shefa të komisariateve të policisë. Grupi që u godit nga SPAK, të shtunën, gjatë operacionit të kryer në bashkëpunim me policinë e shtetit, ku rezultojnë të përfshirë në trafikun e drogës, 4 shefa të komisariateve të policisë, drejtohet nga Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës që u ekzekutua në Tiranë. Grupi ‘Papa’ është në përplasje të forta me grupin e Aleksandër Sadikaj i ekzekutuar në afërsi të TEG me…
Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit kanë realizuar një tjetër operacion të gjerë ku janë goditur disa grupe kriminale të përfshira në trafikun e drogës. Gjatë operacionit, janë lëshuar rreth 10 masa sigurie të firmosura nga GJKKO, pas kërkesës së SPAK. Operacioni ka prekur disa qytete të Shqipërisë, përfshirë Tiranën, Kukësin, Fierin, Vlorën, Gjirokastrën dhe Sarandën. Sipas burimeve, 4 nga masat e sigurisë janë për oficerë të policisë. Janë arrestuar 3 efektivë policie, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim. Një prej të arrestuarve është Shkëlzen Ruska, shef i krimeve në Himarë, i cili akuzohet për kultivim kanabisi,…
Prokuroria e Posaçme, (SPAK) ka kryer një aksion mbrëmjen e sotme, ku ka ushtruar kontroll në zyrat e dy prokurorëve dhe dy gjyqtareve të Tiranës. Hetimi po bëhet për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe dyshime për korrupsion. Dosjet janë tërhequr nga arkiva për gjyqtarin e identifikuar me iniciale B.Q dhe nga zyra e një gjyqtari në detyrë. Në hetim janë vendosur dy prokuror të Tiranës dhe oficeri i policisë gjyqësore identifikuar me iniciale B.M. Këta shtetas në bashkëpunim me një avokat të arrestuar dhe laboratorin e kriminalistikës. Kryenin ekspertiza duke manipuluar provat dhe favorizonin të arrestuar në përballje ke drejtësinë.…
Prej gati një viti, urgjencat kirurgjikale ndahen me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë mes tre spitaleve kryesore në Tiranë, duke sjellë dhimbje të shtuara për pacientët dhe nëse disa raste – edhe rrezik për jetën e tyre. Në orën nëntë të darkës në mesin e dhjetorit 2024, Armela, 30 vjeç nga Kamza ndjeu papritur dhimbje të forta barku dhe dyshimet për apandesit e nisën atë me urgjencë drejt spitalit. “Dyshova menjëherë për apandesit për shkak se kur përplasja thembrat në tokë, kisha dhimbje të forta” është shprehur Armela. Nga Kamza ku jeton, Armela bashkë me nënën e saj morën një…