Author: zahirinews

Nivelet e zhurmës janë problematike në disa zona me trafik të lartë dhe aktivitet ekonomik intensiv, teksa zonat më të ndikuara përfshijnë “Pazarin e Ri”, “Sheshin Italia” dhe “Rrugën e Kavajës”, ku nivelet e decibelëve shpesh tejkalojnë kufijtë e rekomanduar për një mjedis të shëndetshëm”. Kjo është një prej gjetjeve në Raportin Vjetor “Cilësia e ajrit dhe ndotja akustike”, i hartuar nga organizata Co-PLAN, me fonde të qeverisë suedeze. Për të kryer monitorimit u përzgjedhën 13 stacione, në unazën e vogël të Tiranës, teksa matjet u kryen gjatë periudhës gusht-dhjetor 2024, duke mbuluar tre sezone të ndryshme: verën, vjeshtën dhe…

Lexo më shumë

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, ka firmosur një tender të majmë për Asllan Hastoçin, vetëm një ditë pasi u mor në pyetje në SPAK për korrupsionin me fondet e prokuruara. Për lyerje fasadash nëpër fshatra, Hastoçit do t’i xhirohen 4.22 miliardë lekë në një tender të hartuar dhe të qepur me porosi. Megjithëse formalisht tenderi u zhvillua në nëntor 2024, Agolli e ka mbajtur dosjen në sirtar dhe e ka dërguar në Agjencinë e Prokurimit Publik (APP) tre muaj më pas. Të njëjta kompani në tryezën e tenderave të Agollit Më konkretisht, më 11 shkurt 2025 Agolli…

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, po mbledhin emrat e propozuar nga drejtuesit socialistë në Qarqe për listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. E ndërsa afati përfundimtar për dorëzimin e listës së kandidatëve në KQZ është 12 marsi, Rama e Klosi duket se po marrin në pyetje drejtuesit e qarqeve për çdo propozim përsa i takon listës së propozuar. Gjithçka po kryhet larg vëmendjes të mediave, ndërsa Rama ka zgjedhur vilën qeveritare 31 për të pritur e përcjellë drejtuesit politikë të qarqeve. Të parët nga drejtuesit e qarqeve që janë pritur…

Lexo më shumë

Në muajin shkurt 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s, çmimet e apartamenteve u rritën nga 5 deri në 27%, rezulton nga të dhënat e agjencive të pasurive të paluajtshme dhe ndërtuesve. Kërkesa te komplekset e reja rezidenciale kryesohet nga vendasit e profesioneve të lira për qëllime banimi, ndërsa 90% e blerjeve të emigrantëve është për investim nga rishitja. Kërkesa është rigjallëruar edhe në tregun e rishitjes. Në zonën e ish-Bllokut, pronat e reja po shiten 5,000/m². Blerësit kryesorë janë sipërmarrësit. Vijon rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë, në zonat afër qendrës dhe periferisë. Prej 3-4 vitesh, sipas…

Lexo më shumë

Nisi në orën 13:00 të mesditës dhe përfundoi në 19:55. Për 7 orë, kryeministri Edi Rama mblodhi në Pallatin e Brigadave, ministrat e qeverisë dhe drejtuesit politik të PS në qarqe. Takimi ishte hermetik, me informacion tepër të kufizuar edhe për mediat. Referuar burimeve mediatike, në këtë takim është folur për gjithçka, duke nisur nga investimet te prioritetet dhe qasja e socialistëve në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. Risia për këtë fushatë është se socialistët do të ndahen dhe do të lëvizin edhe jashtë vendit për të organizuar takime elektorale. Fushata do të përqendrohet kryesisht në Greqi dhe…

Lexo më shumë

Mbyllet afati i aplikimeve dhe dorëzimit të kërkesave për kandidaturat e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Ndërkohë, zbardhet lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së pas mbylljes së afatit të aplikimeve që ishte deri më 7 mars. Në total do të jenë 68 emra që do të garojnë për 11 vendet në Këshillin Drejtues, pasi Parlamenti shkarkoi me propozim të Komisionit të Medias këshillin e parë si pasojë e shkeljeve të gjetura në procedurat për garën e drejtorit të përgjithshëm. Në vijim, kandidatët do t’i nënshtrohen dëgjesave në Komisionin e Medias. Në listë spikasin emra të njohur të…

Lexo më shumë

Pas arrestimit të kryetarit të bashkisë Veliaj, një nga drejtoreshat e fuqishme që ka lënë është drejtoresha e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit Liri Qoshi. Qoshi detyrohet të anulojë një tender për zyrën e saj për herë të dytë, prokurimin e 120 milionë lekëve të sistemit të ngrohje ftohjes në zyrën e saj, në Rrugën “5 maj”, Tiranë. Drejtoresha Qoshi, pranon korrupsionin në komisionin e tenderitAkoma më e veçantë është arsyeja e anulimit të tenderit. Çështja thuhet se mund të përfundojë në prokurori pasi janë zbuluar elemente të korrupsionit brenda komisionit të tenderit. Zyrtarisht mësojmë se drejtorja Liri Qoshi ka…

Lexo më shumë

Drejtori i Magjistraturës Arben Rakipi, ka folur në RTSH dhe për një draft ligjor që duket se do të jetë debate më i madh publik i muajve në vijim. Ish-Kryeprokurori ka thënë se kjo është plagë e madhe sociale dhe se ai personalisht nuk do të jetë kurrësesi dakord në raportin personal mbi këtë. Drafti i Kodit të Penal është një propozim voluminoz që rikoncepton të drejtën penale në Shqipëri, por çfarë tërheq vëmendjen është një propozim shumë i guximshëm, legalizimi i prostitucionit dhe i shtëpive publike. Aktualisht, si personi që e ushtron prostitucionin, edhe personi që paguan për të…

Lexo më shumë

Qeveria ka miratuar fondin e programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2025. Ndryshe nga viti i kaluar, për 2025-ën janë shtuar përfituesit, por fondi në dispozicion është më i vogël. Për pasojë, aplikimet e shtuara përgjysmojnë shumën që do të përfitojë mesatarisht një fermer. Me 44 milionë euro në dispozicion, 8 milionë më pak se një vit më parë, sipas ekspertëve është një arsye e fortë se përse është e pamundur të nxitet zhvillimi i mëtejshëm bujqësor dhe blegtoral. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 6, të ligjit nr.9817, datë 22.10.2007, ‘Për…

Lexo më shumë

Prej disa kohësh Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, Anila Denaj ka qenë në qendër të skandaleve që kanë tronditur shëndetin publik dhe kanë vënë në dyshim funksionimin e institucioneve shtetërore. Pavarësisht dështimeve të njëpasnjëshme duket se ministrja nuk do t’ia dijë për popullin që po helmon dita ditës. Në fund të fundit, fëmijët dhe qytetarët janë ata që paguajnë çmimin më të lartë për dështimet e institucioneve shtetërore dhe të autoriteteve të cilët duhet të mbrojnë shëndetin e popullsisë. A është e pranueshme që të mbyllim sytë ndaj këtyre skandaleve, duke i lënë ata të ekspozuar ndaj produkteve të…

Lexo më shumë