Author: zahirinews

Gazetari Jul Kasapi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme. Gjatë deklaratave të dhëna në nje emision, ai tha se janë 10 kandidatë që pritet të jenë në listën e PS, të cilët po hetohen nga SPAK. Sipas tij, pritet që prokuroria të veprojë para zgjedhjeve, për të shmangur më pas një përplasje me Kuvendin nëse ata marrin mandate deputeti. “Janë mbi 10 kandidatë të PS që po hetohen nga SPAK. Janë histori të dëgjuara për njerëz që deri dje kanë pasur imunitet. SPAK do shohë shmangien e përplasjes me Kuvendin. Nuk ka listë zgjedhore në SPAK. Dhe…

Lexo më shumë

Një tjetër kullë do të zërë vend në ish-Bllok duke i ngushtuar më tej hapësirat kësaj zone me intensitet të mbingarkuar ndërtimi. Kulla, e cila është quajtur “Grey Moon Tower”, parashikohet të jetë 18 kate e lartë dhe me 4 kate parking nëntokë krah rrugës “Sulejman Delvina”. Ajo është porositur nga “Babasi Coo shpk”, e sipërmarrësit Ndriçim Babasi dhe është projektuar nga “X Plan Studio” për banim dhe shërbime. Në total “Grey Moon” pritet të ketë rreth 10,500 m2 ndërtim. Ky projekt tejkalon zhvillimin e parashikuar më parë nga Bashkia Tiranë me Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV), që për zonën parashikonte…

Lexo më shumë

Gazetari Eni Ferhati raportoi se sipas informacioneve të siguruara, mbrojtjes së kryebashkiakut Erion Veliaj do t’i shtohet një avokat i ardhur nga Amerika, për të cilin qarkullojnë informacione se është paguar nga oligarku Samir Mane. Bëhet me dije se gjithashtu se avokati në fjalë bashkë me avokatin aktual Maks Haxhia pritet të zhvillojnë një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj në ambientet e paraburgimin e Durrësit ku mbahet i izoluar prej 1 muaji. Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 11 mars për të shqyrtuar ankimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj masës së sigurimit arrest me burg. Seanca…

Lexo më shumë

Qytetarë të lodhur e të zhgënjyer kanë denoncuar sot pamundësinë e kryerjes së veprimeve në portalin qeveritar e-Albania, i cili refuzon shërbimet dhe dokumentet për qytetarët. Denoncuesit tregojnë se portali ndërpret lidhjen sapo i kërkohet dokumenti për të prodhuar, në rastin në fjalë për sigurimet shoqërore, duke shtuar burokracitë dhe humbur kohën e vlefshme të taksapaguesve. Digitalizimi i shërbimeve reklamohet nga qeveria si “një hap i domosdoshëm” për përmirësimin e administratës dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve por situata aktuale ka nxitur një valë shqetësimesh dhe kritikash. Shumë qytetarë kërkojnë një ndërhyrje nga autoritetet për të siguruar që sistemi të…

Lexo më shumë

Edhe pse jo më largë se disa ditë nga protesta e banorëve të Zall Dajtit, për ndotjen e shkaktuar nga fabrika e asfaltit të “Gjoka Construction”, përsëri ndotja është bërë më e rëndë dhe Rrok Gjoka vazhdon të punojë i qet dhe i pa shqetësuar nga institucionet përgjegjëse. Megjithë denoncimet për dëmin e shëndetit njerëzor dhe atë ekologjik, qeveritarët dhe klientët e tyre ndërtues duket se nuk e kanë problem të marrin në qafë jetën e bashkëqytetarëve të tyre, kur është fjala për biznes dhe fitime. Fabrika e asfaltit për fat të keq është kthyer në mallkimin e banorëve të…

Lexo më shumë

Partia Demokratike ka denoncuar sipas saj një rast abuzimi në Universitetin e Sporteve në Tiranë. Drejtuesja e departamentit për arsimin, Lili Sula thotë se  Dekani i Fakultetit të Shkencave të Rehabilitimit në Universitetin e Sporteve, Robert Çina ka braktisur punën për vite me radhë. Sipas saj në dijeni për këtë është edhe rektori, Agron Kasa, i cili jo vetëm që nuk ka marrë masa, por i paguan pagën e plotë çdo muaj. Sula thekson me tej duke thene se pasojat e këtyre skandaleve i vuajnë studentët, prindërit dhe gjithë shoqëria. “Këta janë drejtuesit e universiteteve dhe fakulteteve tona, që dolën…

Lexo më shumë

Gazetarja Aida Topalli ka folur lidhur me ekstradimin drejt Shqipërisë të drejtuesit të kartelit të parë të kokainës Dritan Rexhepi. Ajo u shpreh se duke u bazuar në historikun e tij, ekstradimi me sukses i tij drejt vendit tonë është një gjë e mirë. Ajo tha gjithashtu se Rexhepi e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij në burg dhe sërish ka arritur të vazhdojë trafikun e kokainës drejt vendeve të BE-së. Sipas Topallit, Dritan Rexhepi pak para arrestimit të tij në Turqi, po planifikonte të niste trafikimin e kokainës drejt Rusisë dhe Kinës, por ky plan…

Lexo më shumë

Shqipëria ka treg pune problematik në raport me rajonin dhe vendet fqinjë për shkak të informalitetit të lartë, pagave të ulëta dhe punësimit të pasigurte (pa kontrata). Fondacioni Europian i Trajnimeve (ETF) që operon në ombrellën e BE, vërejti në një studim fundit se punësimi pa kontrata është mjaft i përhapur në Shqipëri dhe sidomos në punonjësit mbi 55 vjeç ku një e treta e tyre nuk e kanë një të tillë. Punësimi pa kontratë në vendin tonë në të gjitha grupmoshat është më i lartë se në vendet e tjera të rajonit. P.sh. nga të rinjtë e grupmoshës 25-34…

Lexo më shumë

Përdoruesit shqiptarë të drogave kanë nivelin më të lartë të konsumit të kokainës në Europë, me 41% të përdoruesve që kanë konsumuar kokainë, përkundrejt 21% që është mesatarja e Ballkanit Perëndimor dhe 29% e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të sondazhit të Agjencisë së Drogave të Bashkimit Europian EUDA (shiko grafikun Përdorimi i drogave në 12 muajt e fundit sipas substancave). Anketa Europiane në Internet mbi Drogat (European Web Survey on Drugs) mblodhi të dhëna midis majit dhe korrikut 2024 nga persona përdorues të drogës, të moshës 18 vjeç e lart, që jetojnë në vendet e BE-së dhe jashtë saj.…

Lexo më shumë

Ethet brenda partive politike po shtohen teksa deputetët aktualë apo të rinjtë që duan të hyjnë në parlament, do ta mësojnë fatin e tyre për të qenë në listë, të mërkurën në mbrëmje. Takimet e kryesocialistit Rama këtë të diel “kokë më kokë” me drejtuesit politik të Partisë Socialiste asnjë detaj nuk zbuluan publikisht, duke ja lënë shfaqjen kryesisë së PS e cila do të mblidhet të mërkurën. Emrat që përfliten si kandidatë në 12 qarqet:-TiranëEdi RamaOgerta ManastirliuElisa SpiropaliErvin HoxhajAdea PirdeniLindita NikollaOlta XhackaAlbana KoçiuIgli HasaniBlendi GonxheErion BraçeEtilda GjonajFatmir XhafajErmonela FelajXhemal QefaliaToni GoguOrnaldo RakipinPandeli MajkoHelena KaçeZerina Bruci-FierBelinda BallukuCeno KlosiKristo PapaPetrit MalajAntoneta…

Lexo më shumë