Nje tender me vlere 1.2 milione euro per shërbimin e pastrimit te Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” ne Vlore ka ngritur dyshime serioze mbi integritetin e procesit te prokurimit publik.
Tenderi i organizuar nga Operatori i Blerjeve te Perqendruara, i drejtuar nga Arlinda Pogaj, eshte fituar nga kompania REJ, ne pronesi te Luan Kaprit dhe Gzim Salillari, ky i fundit i njohur ndryshe si Gzimi i Kashtes, nje emer i lidhur me trafikun nderkombëtar te droges.
Vlera e shpallur fituese ështe 101,964,145 leke pa TVSH ose reth 1.2 miliarde leke te vjetra – nje shume që perben 75.3% te fondit limit, duke ngritur pikepyetje mbi konkurrencen e drejte te tenderit.
Te paktën dy kompani te tjera kanë ofruar çmime me te uleta se REJ, por pavaresisht kesaj, tenderi i eshtë dhënë subjektit të lidhur me botën e krimit.
Gzim Salillari eshtë një emër i njohur për autoritetet italiane si një trafikant droge i cili, në fund të viteve ’90, kontrabandonte drogë nga porti i Durrësit drejt Barit në Itali.
Ne vitin 2002, ai u denua me tete vjet burg nga një gjykatë në Bari, por më vonë dënimi iu reduktua në kater vjet. Edhe pse u arrestua në Durrës në vitin 2006 me urdhër të Interpolit, ai arriti të shmangte burgun, duke perfituar nga një vendim i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, e cila e shpalli urdhrin e arrestit të paligjshëm per shkak te një problemi procedural në përkthimin e dosjes së tij.
Në të njëjtin vit, Salillari perfitoi nga një amnisti e dhënë nga Ministria e Drejtësisë e Italisë.
Fakti qe një person me histori arrestimesh dhe lidhje me trafikun e drogës eshtë shpallur fitues i nje tenderi publik me vlerë te konsiderueshme shton dyshimet per favorizim dhe paracaktim te fituesit.
Mbetet për t’u parë nëse autoritetet do të hetojnë këtë rast, apo nëse do te vazhdojne të mbyllin sytë ndaj rasteve flagrante të keqpërdorimit te fondeve publike.