Një tjetër aferë e rëndë financiare duket se po zhvillohet në sytë e të gjithëve, ndërsa tenderi për shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, studentët dhe kursantët e Akademisë së Sigurisë është finalizuar në mënyrë skandaloze.
Me një fond limit prej 279,087,728 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 3.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH, ky tender është organizuar nga Operatori i Blerjeve të Perqendruara, i drejtuar nga Arlinda Pogaj, dhe ka shpallur fitues kompaninë “SORI-AL” shpk, një emër që në letra rezulton në pronësi të Alma Tafanit, por që sipas informacioneve “de facto” eshtë në duart e bashkëshortit të saj, Nikolin Jaka.

Faktet e zbuluara nga dokumentacioni i këtij tenderi janë tronditese dhe hedhin dyshime të forta për manipulim të hapur dhe për një fitues të paracaktuar që nga momenti i hapjes së procedurës.
Shuma e fituar nga “SORI-AL” është 276,180,696 lekë te reja pa TVSH, ç’ka përbën 98.96% të fondit limit, një përqindje që praktikisht dëshmon për mungesën e një gare të vërtetë dhe për një propozim financiar që është i projektuar për të marrë maksimumin e mundshëm nga buxheti i caktuar.
Në një tender të ndershem dhe të hapur, zakonisht konkurrenca çon në ulje të ndjeshme të ofertave.
Por në këtë rast diferenca midis fondit limit dhe ofertës fituese eshtë thuajse inekzistente, një taktikë tipike e tenderëve të manipuluar.
Një tjetër element që e bën edhe më të dyshimtë ketë procedure është fakti se në tender kanë marrë pjesë vetëm tre kompani, por dy prej tyre nuk kanë ofruar fare një vlerë financiare, duke marre pjesë vetëm për të krijuar idene e një konkurrence fiktive.
Në realitet, e vetmja kompani që ka ofruar një vlerë është pikerisht ajo që ka fituar tenderin, çka e bën te qarte se fituesi ishte i paracaktuar dhe pjesemarrja e dy kompanive të tjera ishte thjesht një formalitet per të plotësuar kriteret ligjore.
Duke pare keto fakte, është e vështirë të mos mendohet se kemi te bëjme me nje tjeter skeme te paster abuzimi me fondet publike, ku tenderët nuk sherbejne per te siguruar cilësinë dhe eficiencen, por si nje mekanizem per te kanalizuar miliona lekë drejt kompanive te lidhura me interesa te caktuara.
Perveç lidhjes se qarte mes fituesit dhe Nikolin Jakes, menyra se si është zhvilluar ky tender ngre dyshime serioze per nje marreveshje te mbyllur që ne fillim.
Ne nje situate normale, nje skandal i tille do te perbente arsye te mjaftueshme per nisjen e nje hetimi te thelluar nga institucionet perkatëse.
Por duke parë praktikat e deritanishme të abuzimeve me fondet publike, shanset që ky rast të kalojë pa ndonje veprim konkret janë shumë të larta.
Ky nuk eshtë rasti i parë kur tenderët e mëdhenj perfundojne ne duart e kompanive të lidhura me individe me ndikim dhe me një garë fiktive që ekziston vetëm në letra.
A do të ketë një reagim nga institucionet apo ky tender do të mbyllet “me sukses” si shumë të tjerë? Nese askush nuk merr pergjegjësi, atëherë mesazhi eshtë i qartë: fondet publike janë një cështje e mbyllur mes një grupi të vogël njerezish dhe çdo perpjekje për transparence eshte thjesht një iluzion.