Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e kësaj të shtune.
Bëhet me dije se rreth orës 02:00 të mëngjesit në aksin rrugor Lushnje-Tiranë një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Mësohet se këmbësori 56-vjeçar ka humbur jetën në vendngjarje.
“Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.