Disa biznesmenë rezultojnë të implikuar në dosjen e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës, sidomos në aferën CEZ-DIA.
Deputeti Agron Çela, dikur përfaqësues i LSI dhe i afërt me Ilir Metën, ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 170 mijë euro nga kompania DIA, e cila me ndërhyrjen e Metës mblidhte borxhet e CEZ.
“Ndërsa në lidhje me shoqërinë BTT, me ortak të vetëm shtetasin Shpëtim Shehu, e cila ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë, hetimi ka provuar se kjo shumë ka patur si përfitues fundor shoqërinë “Xhenis” sh.p.k., me ortak shtetasin Agron Çela, i cili në vitin 2013 zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si përfaqësues i Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”. Hetimi ka provuar gjithshtu se përftimi i këtyre parave, është bërë pa ofruar nga shoqëria “Xhenis” apo edhe BTT as edhe një shërbim apo mall të vetëm për shoqërinë DIA“, thuhet në dosjen e SPAK-ut.
Mbetet për t’u parë nëse Altin Dumani do t’a marrë të pandehur deputetin Çela, i cili ka vjedhur 170 mijë euro nga paratë publike.
Kujtojmë se deputeti Agron Çela është thërritur edhe në Nëntor të vitit të kaluar, ku është pyetur për rreth 1 orë e 30 minuta për dosjen CEZ-DIA.