Drejtoria e Shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë ka pezulluar nga detyra mësuesin Bledar Duro.
Vendimi erdhi pasi denoncimit në polici ndaj mësuesit nga dy nxënëse për ngacmim seksual. Ndërsa mësohet se nga Drejtoria Arsimore do të zbatohet në vijim një plan masash shtesë për sigurinë e nxënëseve nëpër shkollat e qarkut.
Ndërkohë burimet nga grupi hetimor kanë bërë me dije se SMS-të që u janë dërguar vajzave kishin përmbajtje të rënda, të cilësuara si skandaloze.
Mesazhi që ka komprementuar mësuesin është ai që i ka dërguar 14-vjeçares me tekstin: “Si ndihesh, a je eksituar”.
Ky mesazh duket se është prova më e fortë që prokuroria ka në dorë. Raportohet se ngacmimi i 14-vjeçareve ka ndodhur në harkun kohor të një muaji. Kanë qenë të miturat, të cilat së bashku me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar ngjarjen. Si provë, dy nxënëset kanë lënë telefonat e tyre me mesazhet që u ka dërguar mësuesi në aplikacionin WhatsApp.