Laura Caron, një mesuese e klasës se pestë nga New Jersey, akuzohet për abuzim seksual ndaj një nxënësi 13-vjeçar me të cili ajo ka edhe një fëmijë.
Prokurorët e akuzojne 34 vjeçaren për “marrëdhënie seksuale të papërshtatshme” me të miturin nga viti 2016 deri në vitin 2020, kur ky i fundit jetonte me të. Sipas prokurorêve, abuzimi supozohet të ketë filluar kur nxënësi ishte vetëm 11-vjeç.
Hetuesit filluan të shqyrtojnë Caron pasi babai i studentit postoi ne Facebook në dhjetor 2024, duke thënë se femija i mësueses ngjante shumë me të dhe me djalin e tij. Ne vitin 2019, Caron lindi një fëmijë, babai i të cilit besohet të jetë ish-nxënësi i saj.
Ajo u arrestua të mërkurën dhe aktualisht ndodhet në burg në Cape May County.
Caron është nga Warrington Township dhe ka ndjekur shkollën e mesme Archbishop Wood, një shkollé katolike. Ajo ka studiuar për edukimin e fëmijëve në Cabrini University dhe ka luajtur basketboll.
Studentët dhe vëllai i tij ishin ne klasën e Caron. Prindërit e tyre u bënë miq me Caron dhe i besuan femijet e tyre qe të qëndronin në shtëpinë e saj. Fillimisht, fëmijët vizitonin mësuesen një ose dy herë në javë, por më pas filluan të jetonin per një kohë te gjatë me të.
Caron eshtë akuzuar për sulm seksual të rënde, sulm seksual dhe rrezikim të mireqenies së një fëmije.
Pas shpërthimit të akuzave, shkolla e vendosi Caron në pushim administrativ. Drejtori i distriktit tha se kur u njoftuan për akuzat, mësuesja u vendos menjeheré në pushim të paguar. Distrikti po ofron sherbime keshillimi për studentët dhe stafin që mund të preken nga kjo ngjarje.