Një javë më parë, Drejtoria e Rrugëve shtoi edhe 3 milionë Euro me objekt “disa punime shtesë” për përfundimin e rrugës Qukës- Qafë Plloçë, rrugë që ka nisur para 15 vitesh e nuk po përfundon, megjithëse i është shtuar trefishi i parave mbi vlerën e projektit fillestar.
Kjo quhet “Rruga e Hasanit të PS”, sepse kompania “Albavia Sh.p.k” që ka marrë tenderin në vitin 2009 nga pushteti i PD-, është e Hasan Hafizit, bashkëshorti i ish-deputetes së PS, Mimoza Hafizi.
Fondi fillestar total për rrugën e ndarë në 3 lote, ishte 38.1 milionë Euro, por brenda vitit 2009 kur sapo kishin nisur punimet, ish-ministri Ritvan Bode me “ustallarët” e tij, thanë se projekti financiar nuk ishte studiuar mirë dhe hartuan një kosto tjetër më vlerë 92 milionë Euro shtesë që ia dhanë Hasanit të PS, duke deklaruar se rruga do përfundonte brenda muajit qershor 2013.
Rruga nuk përfundoi dhe u bë objekt premtimi elektoral nga Edi Rama, por as pushteti i PS nuk po e përfundon prej 11 vitesh këtë rrugë, megjithëse i ka shtuar miliona Euro ndërtuesit Hasan Hafizi, me projekte shtesë e preventivë fals.
Për lotin e parë të rrugës Qukës- Qafë Ploçë, Hasanit të PS i janë bërë 2 shtesa, nëpërmjet dy 2 urdhër-ndryshimve të projektit, por vetem në letër e jo në terrenin fizik të rrugës, duke çuar 112 milionë USD, koston për lotin e parë, ose afro 62% më tepër se kostoja reale.
Ndërsa ustallarët e pushtetit të PS, në muajin mars 2014 hartuan një projekt tjetër financiar me vlerë shtesë afro 200 milionë USD, të cilat ia dhanë përsëri Hasanit të tyre, me premtimin se rruga do përfundonte brenda vitit 2018, por afati u shty për në fund të vitit 2019, bashkë me shtesën 22 milionë Euro.
Hasani i PS nuk e përfundoi rrugën as brenda vitit 2019 dhe ra dakort me Bablokun, që ta përfundonte brenda vitit 2020, por e shtyu për ta përfunduar brenda vitit 2022 e brenda vitit 2024, ndërsa tani ka premtuar se do ta përfundojë brenda muajit mars 2025.
Pas çdo premtimi, qeveria i ka shtuar fonde miliona Euro Hasanit, të cilat nuk i ka marrë me dhunë, por në pazar me shefat e qeverisë, duke i justikuar me rishkim projektesh për vështirësi terreni e shtim kosto punimesh.
Për shkak se shefi i qeverisë, është zhytur në falsifikime e vjedhje bashkë me Hasan Hafizin, ARRSH dhe Ministria e Financave, nuk i kanë bërë asnjë ekspertim volumi punimesh e shpenzimesh kompanisë “Albavia Sh.p.k” dhe nuk e kanë kallëzuar penalisht, për 43 km rrugë që nuk po e përfundon prej 15 vitesh.
Nëse SPAK, vendosë ta hetojë këtë super-vjedhje, do konstatojë se kostoja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë po shkon në vlerën 400 milionë USD, ose më tepër se trefishi i kostos fillestare; me preventivë fals të Hasanit të PS e shefave të ARRSH, ndërsa qeveria vazhdon t’i shtojë çeqe nga 3-5 milionë Euro çdo 3 muaj, për gjoja plotësim punimesh.