Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, (GJKKO) i ka kthyer pas SPAK-ut dosjen e njohur si “Buka”, ku akuzohet për shkelje të detyrës ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.
Në seancën paraprake të zhvilluar të martën, pritej që dosja të kalonte për gjykim, por GJKKO vendosi që rrëzojë akuzat e SPAK-u ndaj Ahmetajt dhe i dha një afat prej tre muajsh për të plotësuar hetimet.
Pas vendimit të GJKKO, prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, ka kohë deri më 10 mars 2025 për të kryer hetimet e mbetura dhe për ta kthyer çështjen sërish në shqyrtim.
Kujtojmë se Ahmetaj akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar privatizimin e shoqërisë “Buka sh.a” të biznesmenit Lirim Fezollari, në një operacion që dyshohet të ketë pasur elementë të korrupsionit.
Nga korriku i vitit 2023, Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzat lidhur me korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurisë.