Pak orë pas zhdukjes së liderit sirian Bashar al-Assad, bota më shumë se për krimet e tij, e ka vënë theksin tek pasuritë që as ëndërroheshin.
Pasuria familjare e Assad kap shifrën e 7 herë buxhetit të Sirisë, megjithëse sa ishte në pushtet as mund të kontrollohej, as e akuzonte kush për jetë luksi.
Fillimisht, ndryshe nga kryeministri ynë, Assad nuk akuzohej për avion privat publikisht, megjithëse ai dhe familjarët e tij paskan pasur 5 copë.
Në Siri nuk ishte vjedhur as Thesari i Shtetit, as bankat apo thesaret e qyteteve, por 200 ton flori ju zbuluan.
Ngjashmëria e Assadit sirian dhe Assadit të Surrelit, është si dy pika uji, edhe pse njëri dallohet për jetë luksi dhe një Charter luksoz që nuk e fsheh.
A ka të tjerë avionë familja kryeministrore, është një pyetje logjike, pasi kartelet e drogës dhe pastrimi i parave të mafias janë minierë misteresh të pasurive?!
Çdo vit këtej, në sektorin e ndërtimit përdoren 3.5 miliard euro jashë sistemit bankar, pra, gati sa gjysma e buxhetit të shtetit, investimet strategjike janë korrupsion i gjallë, hashashi harliset në çdo cep të vendit, e çdo gjë është vjedhje e madhe e hajdutëve të mëdhenj.
Në 12 vjet sundim, 5 buxhete shteti edhe këtej duket se kanë avulluar, apo jo?!
Larg shifrave, se sa pasuri do t’i zbulohen Assadit tonë, afërsia me fundin e ngjashëm, na vë përballë sakrificave në ditët e pritjes kur Presidenti Donald Trump të dalë me deklaratën pak a shumë kështu, “E mbajta fjalën, e gjeta këtë birin e ku*vës që ka korruptuar FBI-në me para krimi…”.
Ditët mbi Surrel janë plot re.
Në ditën më të zezë të tij, Assadi i Sirisë, u bë ajër me një Ilyushin-76 të Forcave Ajrore Siriane, ndryshe nga ky yni që edhe në ditët më të mira, fluturon mes yjesh me Charter privat, të blerë dhe shërbyer nga taksat e një populli në kufij të mbijetesës.
Mbingarkesa, pas analizës së ftohtë, nuk të ngjan se peshon shumë rëndë.
Nuk mjafton fakti se Asadin e Sirisë nuk e akuzonin për avion privat, por ai dhe familjarët i paskan pasur 5 copë, por mjafton vetëm një çerek fjalie, po Assadi i Surrelit sa pasuri ka, dhe secili e zhvillon logjikën sipas bibliotekës së trurit të vet, se sa do të habitemi me pasuritë e kryeministrit në ikje.