Banka Kombëtare Tregtare e njohur si BKT, Procredit dhe Raiffesen Bank janë identifikuar në dosjen e prokurorisë në skandalin e vjedhjes së afro 40 milion eurove nga qytetarët nëpërmjet skemës së MikroKredive.
Në dosje thuhet se në BKT 11 mijë llogari kryesisht të pagave të qytetarëve janë sekuestruar.
SPAK ka pranuar tashmë këtë dosje nga Prokuroria e Tiranës dhe pritet shumë shpejt të vijohet me veprime konkrete si arreste dhe sekuestro të aseteve në vlerën e abuzimit të ndodhur në një dekadë. Kjo skemë rezultom e ngritur nga MCA dhe Final dy kompani në hetim.
Pjesë nga dosja për BKT
Qytetarët jane imponuar qe përmes llogarive të sekuestruara bankare (vetëm në BKT mëshumë se 11,000 llogari bankare tsekuestruara vitin e fundit) sidomos llogari page (të cilat janë mbajtur pa afat të sekuestrura), apo përmes sekuestrimit të pronave të paluajtshme, pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme, janë shtrënguar për të marrë kredi të reja, “për të ristrukturuar të vjetrën” apo pēr të paguar detyrime në vlera të fryra…
Ndërsa Procredit Bank dhe Raiffesen Bank ka patur një marrëdhënie preferienciale me MCA e cila ka blerë aty kredit e pashlyera.
Pjesë nga dosja:
Institucioni financiar MCA ka ceduar për të blerë në formë portofoli me qindra-mijëra kredi nga bankat e nivelit të dytë, veçanërisht nga “Raiffeisen” dhe “ProCredit Bank” duke i vënë në ekzekutim vetëm nëpërmjet 3 shoqërive përmbarimore të cituara më sipër dhe duke bashkëpunuar me ish-përmbaruesit e këtyre shoqërive sipas një skeme të përcaktuar, në shtrëngimin e debitorëve për marrjen e kredive të reja për të shlyer detyrimet e kushtëzuara nga proceset përmbarimore.
Në dosje thuhet se qytetarëve jo vetëm nuk u hiqej sekuestro pasi shlyenin borxhet por vijohej ende me skemën e bllokimit.
30 milion euro në 2023!
Edhe pas kalimit të pronave me vlera të konsiderueshme në pronësi të shoqërisë MCA dhe Final, detyrimet e qytetarëve ndaj MCA dhe Final jo vetëm nuk janë shuar, por ata vazhdojnë të jenë debitorë, ndaj shoqërive MCA dhe Final, llogaritë e tyre bankare dhe prona të tjera vazhdojnë të jenë të sekuestruara, apo vazhdojnë veprimet përmbarimore, pra pas kalimit të pronësisë, vendosen sekuestro për pasuri të tjera.
Sipas informacionit të marrë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, që administron aktualisht shoqërinë MCA dhe Final, rezulton se shoqëria MCA të ketë realizuar 2,992,382,782.00 lekë të ardhura deri në fund të vitit 2023 (30 milion Euro vetëm nga mbledhja e detyrimeve të konsideruar si borxh i keq), ndërsa shoqëria Final 679, 629,625 (rreth 6,8 milion Euro – detyrimeve të konsideruara si borxh i keq)
Në përfitimin e paligjshëm të sipërcituar nuk është përfshirë vlera e pasurive të kaluara në pronësi të MCA dhe Final me ankande tërësisht fiktive, sipas vendimit të përmbaruesit për kalimin e pronësisë. Për shkak të numrit shumë të lartë nuk është arritur akoma të përcaktohet në mënyrë të saktë numri i pasurive të paluajtëshme të humbura nga qytetarët në ankade fiktive por sipas informacionit nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, numri i pronave është rreth 1700 pasuri të paluajtëshme.
Në këtë dosje është përfshire dhe rasti i të ndjerit Pal Trashaj vetëflijuar në derën e SPAK.