Familja “Roka”, pjesë e bandës së Suel Çelës, konkretisht Marsel, Xhino e Adelejda Roka dhe prindërit e tyre Agron e Fatbardha Roka, prej 7 vitesh janë mes 16 familjeve me dosje të zeza në Elbasan, në hetim për trafik droge, pastrim parash, kontrabandë, vrasje e gjobëvënie…
Vëllezërit Xhino e Marsel Roka, të arrestuar nga SPAK e GJKKO si anëtarë aktiv të bandës së Suel Çelës, kanë një biznes policie private me emrin “UEVI-2015 Sh.p.k”, të regjistruar në emrin e së ëmës Fatbardha Roka dhe me drejtues ligjor babain Agron Roka.
Me policinë private, Xhino e Marsel Roka kanë marrë 3 milionë Euro tenderë nga Univesiteti “Aleksandër Xhuvani”, bashkia e drejtori shërbimeve shtetërore në Elbasan, madje në garë me të, nuk ka guxuar të futet as policia “Illyrian Guard” në vartësi të Ministrisë së Brendshme.
Por për të fshehur miliona Euro nga kontrabanda dhe makinat e vjedhura, nga shitja e armëve, lëndëve plasëse, vrasjet me pagesë, pastrimi i parave e gjobëvëniet; vëllezërit Xhino e Marsel Roka nga Elbasani, krijuan 4 kompani të tjera fantazma në vitet 2019-2023.
Ata krijuan kompaninë “Marxh Sh.p.k”, me objekt veprimtarie import e shitje makinash, pjesë këmbimi e servis dhe shitje karburanti; ku Xhino Roka është regjistruar Drejtor Ekonomik, ndërsa Marsel Roka ekonomist për tregëti ndërkombëtare e 2 punonjës të tjerë familjarë të tyre, por pa bilance në tatime.
Në datën 13 gusht 2021, ata krijuan kompaninë “Auto Okazion Gersi Sh.p.k”, regjistuar 50% në emrin Marsel Roka dhe 50% në emrin e mikut të tyre Oligers Kushi nga Elbasani, përsëri me objekt veprimtarie shit-blerje automjetesh të përdorura dhe dhënie automjetesh me qira.
Në datën 7 korrik 2022, Xhino e Marsel Roka, krijuan kompaninë “Son Pannel Energy”, me objekt veprimtarie instalim e menaxhim i projekteve gjeneruese të energjisë elektrike fotovoltaike dhe energjise së erës, marrë leje me koncesion nga Qeveria Shqiptare, mes tyre dhe 13 hektarë sipërfaqe toke shteti falas dhe premtimin për TEC-in brenda landfillit të Elbasanit.
Në datën 7 korrik 2023, Marsel Roka krijoi kompaninë “Roka Football Couting”, me objekt veprimtarie menaxhime dhe konsulencë sportive, organizim eventesh e akvitetesh sportive, por me qëllim marrjen në administrim të mjediseve sportive shtetërore të Qarkut Elbasan.
Familja “Roka”, pjesë e bandës së Suel Çelës, konkretisht Marsel, Xhino e Adelejda Roka dhe prindërit e tyre Agron e Fatbardha Roka, prej 7 vitesh janë mes 16 familjeve me dosje te zeza në Elbasan, në hetim për trafik droge, pastrim parash, kontrabandë vrasje e gjobëvënie.
Më 3 nëntor 2023, Adelajda Roka, u emërua sekretare e lejeve të kullave dhe resorteve në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, strukturë e kryeministrisë në vartësi të Bablokut.