Avokati Edmond Petraj, ka paralajmëruar arrestime të bujshme, teksa ka folur për dy dosje voluminoze që SPAK ka bërë gati për dy politikanë.
Duke mos zbuluar detaje, ai thotë se bëhet fjalë për një politikan të opozitës dhe një të mazhorancës. Struktura e vetme sot që po funksionon me ritëm. Ka ngarkesë të jashtëzakonshme.
“Janë disa dosje voluminoze që janë në proces. Nja dy duhej të kishin përfunduar brenda nëntorit. E kanë parë të arsyeshme që të shtyhen….Mbetet për t’u parë sesi do të reagojnë sepse është pjesa fundore e hetimeve. Aty është përcaktimi që bëhet se cilët persona do të thërriten”, shpjegon ai.
Teksa e cilëson SPAK si strukturën më fuqiplotë që ka bërë, siç u shpreh ai, edhe gabime të jashtëzakonshme sa i përket hetimit, avokati paralajmëron zhvillime.
“Do ta ashpërsojë këtë pjesën në vijim. Deri nga fundi i shkurtit do të ketë lëvizje të forta. Mund të kemi edhe në strukturat e policisë disa lëvizje të forta”, tha ai në A2 CNN.
Të përjashtuar, sipas Petrajt nuk do të ketë edhe për disa ish-ministra. “Edhe nga ish-ministrat mund të ketë lëvizje të forta. Kur them të forta, them do të ngrihen akuza konkrete”, tha ai.