Publikohet fotoja e Florian Duka, vëllait të Shkëlqim Duka, të akuzuar si autorët e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi.
Hetimet kanë zbuluar se ka qenë oficeri i policisë së komisariatit nr.2 në Tiranë, Shkëlqim Duka që ka kryer vrasjen e biznesmenit Reçi. Pas sigurimit të provave, hetuesit kanë përcaktuar edhe vendin nga ku është qëlluar.
Policia ka mundur të sigurojë edhe pamje nga kamerat e sigurisë të autorit.
Oficeri i policisë, Shkëlqim Duka është autori që ka qëlluar me plumb në kokë 52 vjeçarin Eduart Reçi, i cili në bashkëpunim me vëllanë e tij vranë biznesmenin. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim.
Në magazinën e lokalit iu gjetën, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike të ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.