Ndonëse ligjërisht Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka si mision mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe investitorëve, veprimtaria e Autoritetit, sidomos nën drejtimin e Mimoza Kaçit, tregon se prioritare janë interesat personale dhe aferat korruptive.
Disa ditë më parë, Mimoza Kaçi u shfaq para ‘shqarthit të korrupsionit’ Eduart Shalsi në Komisionin e Ekonomisë, ku prezantoi një skemë të re zhvatje të qytetarëve shqiptarë, përmes rritjes së çmimit të siguracionit të makinave.
Skema është përgatitur nga Mimoza Kaçi dhe ustallarët e kompanive të sigurimeve Shefqet Kastrati, Avni Ponari etj, për të ndarë bashkë miliona euro.
“Do të ketë një gërshetim midis karakteristikave të mjetit dhe drejtuesit, por nëse makinën ia lë dikujt tjetër, sistemi bonus malus i shkon jo vetëm drejtuesit të automjetit por edhe pronarit të mjetit. Një dëm i ndodhur gjatë vitit të fundit, do ketë efekt vetëm për vitin e ardhshëm. Ndërsa për ata që shkaktojnë 2-3 dëme, atëherë do të jenë më të penalizuar”, tha Kaçi.
Skema e zhvatjes së drejtuesve të automjeteve u mbështet nga kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi, i cili edhe pse premtoi në 2013 se do të vidhte me lezet, akuzohet se ka fshehur një pasuri qindra mijëra euro në emrin e gruas së dytë, Eranda Shalsi.
Deputetët e tjerë ngritën dorën dhe tundën kokat. Siç e tregoi edhe dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës, Parlamenti përdoret për ligje klienteliste dhe zbatim merifetesh për vjedhjen e parave dhe pasurive publike.
Ndërkaq, AMF, me në krye Mimoza Kaçi, të besuarën e Arben Ahmetajt, mbulon aktivitetin kriminal të kompanive mashtruese në Shqipëri (call centera), të cilat zhvatin qytetarët evropainë përmes investimeve të rreme në bursa.
Ish-zv/kryeministri Erion Braçe ka pohuar se mashtrimi dhe vjedhja me call center është e njohur qartë prej majit të vitit 2018 nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, i cili nuk ka marrë asnjë masë. Pavarësisht disa operacioneve goditëse nga SPAK dhe policia, celulat mashtruese call centera të drejtuara nga Flladi Malaj, Amant Josifi, Erind Pysqyli etj, kanë ‘pushtuar’ Tiranën, duke u zbrazur llogaritë bankare qytetarëve evropainë.
Në vend që të veproneve kundër mashtrimeve fianciare, Mimoza Kaçi, fillimisht si anëtare bordi dhe më pas si drejtoreshë e AMF, në konflikt flagrant interesi, ka përgatitur dhe ka miratuar për akte duke shpërblyer veten dhe anëtarët e tjerë të bordit drejtues me paratë publike.
Trajtimi financiar i caktuar nga zonja Kaçi dhe grupi i saj për veten e tyre përfshin sigurimin e jetës, sigurimin e shëndetit, trajtime udhëtime, dreka dhe darka, shpërblime, dieta etj.
E konsideruar si dora e besuar e Ben Ahmetajt në AMF, Mimoza Kaçi, sipas burimeve, është përfshirë në afera korruptive sa i takon licencimit të paligjshëm (pa plotësuar kriteret) të shoqërive brokerinit në sigurime dhe tituj, keqmenaxhim të të ardhurave të AMF, mungesë strategjie dhe planifikimi, afera me licencimin e kompanive të fondeve të pensionit si dhe të fondeve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive.
Mimoza Kaçi mësohet se ka zhvilluar edhe mbledhje pa kuorum dhe në kundërshtim me ligjin. Po sipas burimeve, Mimoza Kaçi ka krijuar raporte klienteliste me disa shoqëri sigurimesh dhe fondesh të pensioneve, duke lejuar shkeljet e tyre dhe mosvepruar me masën e gjobave.
Strehimi i drejtoreshave të Ahmetajt në AMF
Grabitja e një shume të madhe parash e bizhuterish në banesën e Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, në kohën kur ky drejtonte Ministrinë e Financave, ka zbuluar një rrjet lidhjesh klienteliste shtrirë në disa institucione, sidomos në AMF.
Përveç Alda Klosit, ish-shefes së kabinetit të Ahmetajt, kunadhja Ervin Mete, me urdhër të Tigrit, strehoi në AMF edhe Mimoza Kaçin, fillimisht si anëtare e bordit, më pas nëndrejtoreshë dhe në fund drejtoreshë pas largimit të Metes.
Emri i Mimoza Kaçit mbeti peng për shumë kohë dhe u miratua nga Kuvendi vetëm pas emërimit të Arben Ahmetajt si zëvëndëskryeministër.
Pjesë interesante e kësaj historie është edhe një çështje e largët që daton në vitin 2004, shumë kohë përpara se Ervin Mete të ishte pjesë e rëndësishme e administratës.
Asokohe, Bilbil Mete, babai i Ervin Metes hetoi dosjen ‘Hermes’ ku Arben Ahmetaj, dyshohej për abuzime të forta me skemën e impulseve të Albtelekomit.
Në përfundim Bilbil Mete e pushoi çështjen e Arben Ahmetajt. Bilbil Mete ia mbathi nga drejtësia nga frika e Vetingut për shkak të pasurive të pajustifikuara dhe të fshehura, përfshirë edhe një vilë në Gjirin e Lalzit. Mete u përjashtua për 15 vite nga drejtësia.
Banda e mikrokredive kap AMF
Në senacën parlamentare në fund të muajt korrik ‘shqarthi’ Eduart Shalsi dhe ‘kunadhja’ e Financave Ervin Mete që ishte sinjalizuar se do shkarkohej disa ditë më pas, finalizuan me votë në Kuvend qokat dhe interesat e radhës korruptive.
Në rrëmujë e sipër, Shqarthi dhe Kunadhja organizuan kalimin për votim dy emra për anëtarë bordi të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, AMF.
PS votoi me 73 vota pro dhe dy kundër Merita Gurabardhin dhe Deniz Derallën. E para u votua edhe si nëndrejtor ekzekutiv i bordit të AMF.
Vendimet ishin përgatitur më herët nga Eduart Shalsi, i skeduar si ‘pupaci’ i interesave të errëta dhe korruptive në Kuvend si kartelet e qumështit, miellit, mikrokredive, bankave etj.
Vendimet Shalsi ia kishte çuar në tavolinë Lindita Nikollës, e cila gjithashtu ishte njoftuar se do të shkarkohej për t’u zëvëndësuar me Elisa Spiropalin.
Skandali u kap disi nga deputeti Gazment Bardhi i PD që pyeti, “Ka një problem në këtë votim, me emrat, përse kjo mungesë balance për këtë organ të pavarur? Ka qënë gjithmonë me ekuilibër zgjedhja e anëtarëve të bordit të drejtorit dhe nëndrejtorit ekzekutiv të AMF, midis pozitës dhe opozitës”.
“Shqarthi” Shalsi, nxitoi të sqarojë Bardhin duke justifikuar “Zgjedhja e të dyve është bërë konform kërkesave të ligjit për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Anëtari i Bordit, që zgjidhet edhe nëndrejtori ekzekutiv, emërohet nga Kuvendi me propozimin e Ministrit të Financave, ndërsa tjetri me propozim të Bankës së Shqipërisë.”
Këtu diskutimi u mbyll. PS votoi me shpejtësi Deniz Derallën që po hetohet nga SPAK për masakrën e mikrokredive, duke i dhënë kështu një mandat tjetër 5 vjeçar si anëtar bordi te AMF, ndërsa Ervin Mete propozoi në emër të Ministrisë së Financave, vartësen e tij, Merita Gurabardhin.
Kush është Merita Gurabardhi?
Gurabardhi ishte shefe kabineti e “kunadhes” së financave Ervin Mete. Njihet si “luledelja” e tij, që në kohën kur Mete u bë Drejtor i Përgjithshëm i AMF, duke ngjitur shkallët e pozicionimit të saj brenda këtij institucioni. Me një karrierë modeste në sistemin bankar bashkë me motrën Arta Gurabardhi, u vendosën si prestanome tek kompania e mikrokredisë AFI (Albanian Financial Institucion shpk) që ka marrë licensën në Maj 2016.
AFI është një tjetër piramidë mashtrimi në fushën e mikrokredisë në pronësi kryesore të Besnik Leskaj, pinjoll i ish deputetes socialiste Valentina Leskaj. Me transanksione e fije mafioze të shtrira deri në Angli e Portugali, kompania e mikrokredisë AFI është përzierë në pastrim parash në fonde investimesh duke blerë e shitur kredi shumëmilionëshe nëpër banka.
Motrat Gurabardhi kanë ndihmuar në këto operacione të AFI, derisa largohen para disa vitesh duke shitur kuotat e tyre. Merita Gurabardhi tërhiqet nga Mete tek AMF, kur ky emërohet drejtor i këtij institucioni.
Përse nxituan “kunadhja” Mete dhe “shqarthi” Shalsi të dërgojnë emisaret e mikrokredive në bordin e AMF?
Në kulmin e hetimeve që bëhen nga SPAK për skandalin e mikrokredive, Shalsi emëroi në AMF, Deniz Derallën, të dyshuarin kryesor të këtij skandali, por për të bllokuar bordin e AMF me votat e tyre fusin edhe “luledelen” Gurabardhi si votë të dytë të sigurt në bordin me 5 anëtarë.
Fillimisht si anëtare bordi dhe më pas si drejtoreshë e AMF, Mimoza Kaçi, në konflikt flagrant interesi, ka përgatitur dhe ka miratuar për akte duke shpërblyer veten dhe anëtarët e tjerë të bordit drejtues me paratë publike.
Trajtimi financiar i caktuar nga zonja Kaçi dhe grupi i saj për veten e tyre përfshin sigurimin e jetës, sigurimin e shëndetit, trajtime udhëtime, dreka dhe darka, shpërblime, dieta etj.
Ndonëse ligjërisht AMF ka si mision mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe investitorëve, vendimarrjet e bordit tregojnë se prioritare janë interesat personale.