Ish drejtori i Hipotekës së Durrësit Ardian Koni ka rënë në prangat e policisë pasi kishte regjistruar një pronë me dokumente false.
52-vjeçari u vu në pranga për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, kryer në bashkëpunim. Masa e sigurisë atij i është caktuar nga Gjykata e Durrësit një ditë më parë, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone me dokumente false.
Ndërkohë po në lidhje me këtë çështje janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 3 personave për të cilët po ashtu është caktuar arrest me burg.
Ata janë Bled Zerba 42-vjeç, banues në Durrës dhe Leandro Dervishi, 34-vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.