Ekzekutohet në mes të Tiranës, i riu Klaudio Prendi, i cili ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Medait bëjnë me dije se i riu është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga një lokal në zonën e Xhamllikut në Tiranë rreth orës 01:40 të 20 nëntorit.
I riu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar teksa ka qenë duke hipur në makinë.
Prendi është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur 28-vjeçari është futur në automjetin e tij G-Class.
Sapo viktima është futur në mjet e kanë qëlluar me armë zjarri me silenciator. Drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba.
Krimi i rëndë ndodhi pak pas mesnatës (19 nëntor) në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku autorët ende të paidentifikuar qëlluan ndaj të riut me armë zjarri.
Fillimisht u raportua se ai mbeti i plagosur dhe u transportua në Spitalin e Traumës, por më pas ka ndërruar jetë.
Ndërkohë rreth një orë pas ngjarjes së rëndë, policia ka gjetur një makinë të djegur me targa të huaja, që dyshohet se i përket autorëve të krimit.
Ndërkohë, burimet bëjnë me dije se në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve.
Klaudio Prendi ka qenë protagonisti i një ngjarje me të shtëna me armë në Maj të 2023 në Pukë.
Djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq pasi filloi Vetingu, por që njëherësh është krahu i djathtë i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, Rrok Dodaj.
Kjo shton dyshimet se ngjarja ka ndodhur për motive politike.