Pasditen e së premtes në Shqipëri u zhvillua një operacion që u finalizua me zbulimin e nja laboratori kokaine të vendosur në fshatin Qerekë, ndërsa u arrestuan 10 anëtarë të rrjetit të trafikut të drogës, 3 prej të cilëve shtetas të huaj, që dukej se kishin rolin e “kimistëve” në përpunimin e drogës.
Droga hynte në Shqipëri e shkrirë në lëkurët e bagëtive, ndërsa më pas përpunoheshin për nxjerrin e lëndës narkotike.
Operacioni u krye me kërkesë të SPAK, zyra e Prokurorit Publik të Reggio Calabria; Guardia di Finanza Reggio Calabria, si dhe vendet e tjera me prokurorë ndërlidhës janë: Gjeorgjia, Islanda, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia, Zvicra, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Eurojust përmes një deklarate zyrtare shprehet se mbështetën operacionin, ndërsa autoritetet shqiptare arrestuan dhjetë anëtarë të dyshuar të një rrjeti të trafikut të drogës.
Në Shqipëri u sekuestrua edhe një laborator i sofistikuar i përpunimit të kokainës. Anëtarët e grupit shqiptar të krimit të organizuar (OCG) merreshin me transportin e kokainës nga Amerika Latine nëpërmjet Italisë në Shqipëri, nga ku ajo trafikohej në disa vende evropiane, thuhet në deklaratë.