Kalimi i pasurise shteterore tek privatët permes qiradhënies, enfiteozës apo kontratave te tjera përfshirë ato me çmimi simbolik 1 euro do t’i nënshtrohet praktikave të rishikuara.
Një vendim i fundit i qeverisë ka ndryshuar vendimin e vitit 2014 që ka në objekt pikërisht këtë procedure duke bere disa rishikime qe nisin nga investimet strategjike e deri tek rastet kur në pasurine shtetërore që i kalon privatit ka ndërtime që kufizojnë zhvillimin.
Konkretisht sa i takon investimeve strategjike vendimi ka shtuar nje pike te re ne pjesën e parë të tij ku pas shkronjës “g” shtohet ajo “gj”.
Konkretisht pika 5 për të cilën eshtë bërë shtesa jep disa nënndarje për rastet e përjashtimit të konkurrimit për pasuritë shtetërore ku ndër të tjera janë pasuri me sipërfaqe deri ne 200 m2 qe jepen per afat 1 vjeçar, objekte qe do te përdoren për aktivitete të tjera shtetërore, marrëveshjet minerare, ato qe preken nga kontrata koncesionare.
Shtesa bën që tashmë edhe tokat që janë dhene per perdorim per investime strategjike perjashtohen nga konkurrimi. Kjo vlen vetem per fazen e pare pasi nese investitori kerkon që te zgjeroje me tej investimin ai duhet ti nënshtrohet konkurrimit.
“Perjashtohen nga konkurrimi gj) dhenia me qira ose enfiteoze e pasurive shtetërore subjekteve private ne rastin kur Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin “Investim strategjik” për projektin e investimit me potencial strategjik, si dhe masën mbështetëse per vënien ne dispozicion te pasurisë shteterore. Ndryshimet e mevonshme ne kontrate nuk i nenshtrohen kufizimeve te shkronjes “e”, te pikes 5, të kesaj ndarjeje” thuhet ne vendimin e qeverisë te datës 13 nentor.
Ne ndarjen V te vendimit qeveria rishikon tashme pjesen qe lidhet me njesite e qeverisjes vendore. Keto te fundit ne rastet kur kane nje projekt që kerkon nje kontratë giraje apo enfiteoze duhet te bëjnë kerkesë pranë Ministrisë pergjegjese per ekonomine dhe është kjo e fundit që e çon këtë kërkesë në qeveri.
“Në rastet kur propozimi per kontratat e qirasë ose te enfiteozës vjen nga njësite e veteqeverisjes vendore, propozimi per Këshillin e Ministrave behet nga ministri pergjegjes per ekonomine. Ministria pergjegjese per ekonomine kryen te gjitha procedurat sipas percaktimeve te ketij vendimi.
Propozimi shoqërohet me projektkontratën e negociuar ndermjet subjektit dhe ministrisë pergjegjese per ekonomine, bazuar ne kontratën tip te këtij vendimi. Propozimi permban te gjithë dokumentacionin e kerkuar, te percaktuar ne këte vendim. Ne rast se ky dokumentacion nuk eshte i plote ose ka mangesi kthehet per plotesim ose rishqyrtim në institucionin propozues” thuhet ne vendim.
Pika që lidhet me kontratat 1 euro per disa aktivitete specifike ishte riformuluar. Ku tashme ministria e ekonomise i propozon kryeministrit qe te jepet kontrate me çmim simbolik 1 euro pa konkurrim “për kontratat e qirasë ose te enfiteozes, me nivele investimi mbi 100 000 000 (njeqind milionë) lekë, me qëllim ushtrimin e veprimtarive ne fushën e sportit, kultures, turizmit, inovacionit apo që ndikojnë per zgjidhjen e problemeve sociale ose per strehimin dhe perkujdesjen e te moshuarve”.
Po keshtu ministria per ekonomine propozon dhenien me qira 1 euro te pasurise shteterore per rastet e investimeve strategjike qe kane marrë miratim paraprak në Komitetin e Investimeve Strategjike.
“Ministria pergegjese per ekonomine propozon në Këshillin e Ministrave dhënien me qira/enfiteoze te pasurise shteterore pa konkurrim dhe me tarifën simbolike 1 euro/kontrata per projekte per te cilat Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS) ka miratuar venien ne dispozicion te pasurive te paluajtshme shteterore, si mase mbeshtetese per realizimin e investimit, sipas ligjit nr.55/2015, “Per investimet strategjike ne Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe ka ngarkuar ministrine pergjegjëse per ekonomine per lidhjen e kontratës me tarifën simbolike 1 euro/kontrata.