Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se arma me të cilën u krye vrasja kushton 1700 euro në dyqan, kurse në treg të zi shkon deri në 5 mijë euro.
I ftuar në emisionin “360 Gradë”, në “AbcNews”, Karamuço ka theksuar se viktima ka qenë në lëvizje kur ka ndodhur goditja dhe krimineli ka qene goxha profesionist.
“Kjo arma kushton 1700 euro, e shitur në dyqan. Në treg të zi shkon 3, 4, 5 mijë euro. Janë plumba thjesht çelik, që dalin dhe godasin deri në 60-70 metra. Për ta bërë natën këtë, i ndjeri ka qenë në një sheshpushim, jo në një rrugicë. Nuk e di sa ka qene ndriçimi.
Ka goxha profesionalizëm, krimineli, ai që ka kryer veprën, sepse duhet të marrim dhe një faktor tjetër, lëvizjen. Ai ka qenë në lëvizje, pavarësisht se fliste në telefon, i ndjeri bënte një lëvizje në sheshpushim. Ka gjetur momentin që ka ndaluar dhe menjëherë ka bërë qitjen”, tha Karamuço.