Organizata e minoritarëve grekë në Shqipëri “Omonia” ka reaguar ndaj lajmit për shpalljen e një prone në bregdetin e Lukovës si investim strategjik për ndërtimin e hoteleve dhe vilave luksoze nga Turjan Hysko dhe Hekuran Brahimaj.
Në një deklaratë në rrjetet sociale, Omonia thotë se ky është plani mafioz i kryeministrit Edi Rama për të grabitur pronat e bregdetit dhe për t’ia dhënë ato oligarkëve të tij.
Omonia i bën thirrje banorëve të ngrihen kundër këtj vendimi.
Reagimi i plotë:
KOMITETI I INVESTIMEVE STRATEGJIKE
V E N D I M NR. 9 , DATË 23/07/2024
PËR MIRATIMIN E STATUSIT “INVESTIM/INVESTITOR STRATEGJIK PROCEDURË E VEÇANTË” PËR PROJEKTIN E INVESTIMIT “ATARA RESORT & VILAS” ME SUBJEKTE APLIKUESE LUKOVA BAYSIDE HOTEL & SPA SHPK NUIS M11906023S DHE TO27 CONSTRUCTION SHPK NUIS M32306003.
Ky është vendimi me te cilin Edi Rama i dhuron vëllait te Elio Hysko, Kryetar i FRESH te PS Turjan Hysko dhe ish kryebashkiakut të Vores Hekuran Brahimaj 77 mijë metër katrorë tokë shteterore falas në bregdetin e Lukovës për të ndërtuar aty hotele dhe një fshat të madh turistik.
Pavaresisht se “hajdutet strategjike” sikunder del qarte edhe nga vendimi nuk kane saktesuar akoma parcelat ku do te ndertohet fshati turistik dhe nuk kane asnje negociate te perfunduar me pronaret autoktone te Lukoves, Rama, sic e ka zakon, u beri ushtareve te partise se vet favorin e rradhes dhe faktin e kryer me pronat qe su leshon certificate.
Shperdarja e pasurive publike me vlera te pa cmueshme, tokave, plazheve dhe marrja e prones nepermjet vendimeve faktike pronareve te ligjshem, jane prova se plani per grabitjen e pronave ne Himare dhe Bregdet eshte ne vijim dhe se çfare ka ndodhur keto 2 vitet e fundit me Bashkine Himare nuk ishte rastesi, por konsiparcion mafioz ne favor te oligarkise partiake qe Rama po formeson ne Shqiperi.
Ky vendim eshte prova e rradhes se perse u vodh 2 here mandati i Kryebashkiakut te Himares dhe perse Rama emeroi kukullen Tavo ne Bashki.
Ky vendimi eshte gjithashtu prova qe Rama do te shperbeje kompaktesine demografike, fetare dhe social kulturore te Himares me qellim qe pronat stergjyshore të banorëve të zonës, tua zhvase me lloj lloj skemash e marifetesh e tua dhuroje “Hekuraneve dhe Turjaneve” te partise se vet qe po instalohen ne bregdet si pronare fantazme.
“Lukoviote, reagoni sa nuk eshte vone! Po reaguat ju, Hekurani dhe Turjani skane per ta gezuar kete peshqesh te Rames”
Te gjithe ne ndihme te njeri tjetrit!
Himara eshte nje!
Himara jeni ju!
Asnje cm per hajdutet!