Ish-ministri Edmond Haxhinasto është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Haxhinasto hyri në SPAK në orën 13:50 minuta, ndërkohë nuk dihet ende arsyeja.
“Zoti Haxhinasto për çfarë çështje jeni thirrur në SPAK”, u pyet ai nga gazetarët.
Por, ish-ministri nuk u përgjigj duke heshtur para kamerave dhe iu drejtua ambienteve të brendshme të SPAK.
Kujtojmë që gjatë periudhës 2010–12, Haxhinasto ka mbajtur postin e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.
Nga viti 2012 deri në vitin 2013 ka mbajtur postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.
Ndërsa, në vitin 2013, ai u zgjodh Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë. Ai e mbajti këtë rol deri në shtator 2016.