Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëdndetësinë, vijon prej disa orësh me debate.
Ish-ministri Ilir Beqaj, ende nuk ka dhënë një dëshmi dhe nuk ka nisur marrja në pyetje në komisionin hetimor të “Sterilizimit”.
Beqaj kërkon një vendim në lidhje me kërkesën e tij për të bërë deklaratën me poëerpoint.
Ndërkohë kryetarja Albana Vokshi vijon të këmbëngulë që një gjë e tillë nuk i lejohet pas një vendimi të marrë nga Gjykata Kushtetuese.
Beqaj: Më keni akuzuar për hajdut, keni disa muaj.
Vokshi: SPAK-u
Beqaj: Ju, ju.
Vokshi: Unë kam 10 vite.
Beqaj: Më jepni vendimin që ta vazhdoj, e merrni ju, nuk e marr unë, një deklaratë që unë dua ta ilustroj.
Vokshi: Do bëni deklaratën, a ka mundësi.
Beqaj: Me zë dhe figurë.
Vokshi: Do vijoj me pyetjet, më vjen keq tani. Po e keqpërdorni atë të shkretin.
Beqaj: A ka mundësi atë të shkretin mos e përdorni? Boll e keni bërë 8 muaj. Ato epitete mos i përdorni. Hallin tënd s’ta zgjidh dot unë, ta kam thënë në Parlament.