Godina e Bashkisë së Tiranës mesa duket është kthyer në një ambient ku bëhet promovimi i akademisë së PS-së. Kryebashkiaku, Erjon Veliaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi me të rinjtë.
Siç shihet edhe nga fotot e publikuara, tarraca e bashkisë së Tiranës është kthyer në një ambient promovimi, në funksion të Partisë Socialiste dhe akademisë së saj. Veliaj shkruan se me të rinjtë patën një bisedë për transformimin e Tiranës.
Ndërkohë prej muajsh qytetarët dhe deputetë të opozitës protestojnë para kësaj godine, ndërsa theksojnë se aty bëhen aferat më të mëdha dhe kërkojnë dorëheqjen e Veliajt. Por këto protesta nuk i bien aspak në sy kryebashkiakut, i cili në postimin e tij, shkruan se me të rinjtë ka biseduar se çfarë do të thotë një reputacion i mirë, gjë të cilën ai nuk e gëzon në sytë e qytetarëvë të Tiranës.
Postimi:
Një bisedë frymëzuese me të rinjtë e Akademisë Politike të PS, ku ndamë arsyet e transformimit të Tiranës dhe çfarë do të thotë të lëshojë një reputacion të mirë. Puna dhe përkushtimi që i japim qytetit sot, janë kontribut për komunitetin për brezat që bëjnë dhe bëjnë.