Me mijëra serbë kanë zhvilluar një protestë madhështore këtë të enjte në Novi Sad të Serbisë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur javën e kaluar kur humbën jetën 14 persona pasi u shemb tarraca e stacionit të trenit.
Protesta nisi e qetë, por më pas situata ndryshoi shpejtë dhe protestuesit iu drejtuan godinës së bashkisë, ku qëlluan me gurë duke i thyer xhamat.
Mediat serbe shkruajnë se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e deputetëve për ngjarjen e rëndë.
Theksojmë se ministri i Ndërtimit në Qeverinë e Serbisë, Goran Vesiq, sot në mëngjes ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen të cilën e ka bërë të ditur në konferencën e mbrëmshme për media.