Prej 1 viti në “Arrest shtëpie” për korrupsion e shpërdorim detyre, ish-kryeministri Sali Berisha i mohon akuzat e SPAK-ut, duke thënë se nuk ka sajuar e nuk ka miratuar asnjë vendim të personalizuar për dhëndrin e për asnjë biznesmen tjetër, mirëpo dokumentet tregojnë të kundërtën.
Rerefuar dokumenteve në dosjen e Sali Berishes, rezulton se është miratuar ligji për të favorizuar oligarkun Bashkim Ulaj.
Në 17 dhjetor 2007, Sali Berisha ka miratuar Ligjin nr. 9846, me objekt: “…për ndryshimin e destinacionit të tokës bujqësore…” qëllimi i të cilit ka qenë dhënia e parcelave pyjore për krijimin e fabrikës së çimentos nga kompania “Gener 2 Sh.P.K”
Sipas dokumentit zyrtar, rezulton se 11.67 hektarë dhuroi për ndërtimin e objekteve të çimentos dhe fabrikës së tullave; 128 hektarë për nxjerrjen gurit gëlqeror, lënda e parë për çimenton; 55.78 hektarë për nxjerrjen e argjilës, lëndën e parë të tullave, që ndodhen në Fushë- Krujë.
Kujtojmë, që vitin e kaluar oligarku Bashkim Ulaj është thirrur nga BKH e SPAK, ku është pyetur për lidhjet në interes me Sali Berishën dhe gjërat nga këto ligjet e personalizuara, me të cilat janë marrë 195 hektarë tokë.