Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko është marrë në pyetje nga SPAK.
Mësohet se Çuko është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për dosjen e ‘21 janarit’.
Ky i fundit në një prononcim për mediat në dalje të SPAK, tha se u pyet në cilësinë e personit që ka pasur dijeni. Ndërkohë, theksoi se në Bulevard janë vrarë 4 veta dhe kjo ngjarje nuk mudn të lihet në harresë.
“Në cilësinë e atij që ka pasur dijeni. Janë vrarë 4 veta ju e dini shumë mirë. Janë 4 veta të vrarë në Bulevard që nuk mund të lihen kaq kollaj në harresë”, tha Çuko.
SPAK ka regjistruar procedimin penal për vrasjen e Aleks Nikës, si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa në protestën e 11 Janarit të vitit 2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.