Rafaelo Resort gelltit 9 milion euro në vit për policët italianë që do të punojnë në kampin e Gjadrit…
Për 295 agjentë në Shqipëri, Ministria e Rendit ne Itali, ndan 9 milionë Euro për një vit.
Jetesë luksi në resorte me 5 dhe 4 yje për “295 operatorë të Forcës së Policisë Italiane, të punësuar në shërbimet që lidhen me zbatimin” e protokollit me Shqipërinë dhe menaxhimin e dy qendrave të reja për emigrantët.
Për një shpenzim total prej gati 9 milionë eurosh, 80 euro në ditë për çdo agjent.
Në këtë shifër futet vetëm fjetja e policëve.
Ja çfarë parashikojnë dokumentet e Ministrisë së Rendit (Departamenti i Sigurisë Publike) në lidhje me dhënien e “shërbimit të “akomodimit në dhoma teke hoteli me katering dhe shërbime të ngjashme” për një kohëzgjatje prej 12 muajsh, me koston gjithëpërfshirëse njësi ditore prej 80 euro” dhe “për një shpenzim maksimal të vlerësuar prej 8,897,200 euro”.
Kontraktor është kompania Rafaelo Resort e Shëngjinit, e cila do të sigurojë ambientet ‘Rafaelo Executive’ dhe ‘Hotel Comfort’, dy hotele bregdetare me 5 dhe 4 yje me plazh privat, qendër Wellness, pishina dhe restorant.
Marrëveshja është nënshkruar për “dymbëdhjetë muaj – për nevojat që lidhen me funksionimin e qendrave të pritjes së lartpërmendura Shëngjin dhe Gjadër”.
Në dokumentet e ministrisë thuhet se “shuma ditore e njësisë së shërbimit” përfshin “akomodimin në një dhomë teke, katering dhe shërbimet përkatëse”, si dhe “përdorim ekskluziv i restorantit Comfort Family”. Më tej, një tjetër strukturë “e quajtur ‘Liqeni Rafaelo’ do të përdoret në përfundim të punimeve të ndërtimit dhe pas një kontrolli teknik me kantier pozitiv”.
Si tha lideri ynë, ne do të marrim Zero Lek. Po zero lek, 60 milionë faza e parë. 9 milionë fjetja për një vit.