Autoritetit i Konkurrencës njoftoi të premten se ka vendosur nën monitorim tregtimin e prodhimit dhe tregtimit të bukës, pas hyrjes në fuqi të vendimit nr. 72 datë 15.04.2024 të Entit Rregullator të Energjisë (ERE).
Autoriteti i Konkurrencës bëri të ditur se, nisur nga informacione mediatike në lidhje me njoftimin e furrave të bukës për rritjen e çmimit të bukës, më datë 1 nëntor ka filluar monitorimin e menjëhershëm në terren për evidentimin e çdo sjelljeje abuzuese në shkelje të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”.
Ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi.
Autoriteti i Konkurrencës ka kujtuar ndërmarrjet e prodhimit dhe tregtimit të bukës se, shkelja e ligjit 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme.
Në muajin prill, Enti i Entit Rregullator të Energjisë miratoi çmimet e reja të shitjes së energjisë elektrike për klientët furra buke dhe prodhim mielli që do të aplikohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU).