Ka përfunduar seanca në GJKKO për masat e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Tashmë trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin si për Metën, Kryemadhin dhe Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, të përfshirë në të njëjtën dosje për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Seanca nisi ditën e sotme rreth orës 09:10, por u shty për disa orë pas përplasjeve të Metës me kreun e SPAK, Altin Dumani, i cili ndodhej brenda sallës së gjyqit.
Meta, u raportua se e kishte ofenduar Dumanin duke e quajtur “qen” dhe “dumduman”, teksa e kërcënoi duke i thënë “do të ta kem vath në vesh këtë që më bëre”.
Seanca rinisi rreth orës 13:00, ku të pranishëm ishin të gjithë të pandehurit.
Kryemadhi është parë në ambientet jashtë sallës së gjyqit, në pritje të masës ndaj saj. Aktualisht ajo është me “detyrim paraqitje”, ashtu si edhe Pirro Xhixho dhe mikesha e saj Ema Çoku.
Ndërsa Meta ka qëndruar në paraburgim gjatë kësaj kohe.
Ata akuzohen për skandalin korruptim CEZ-DIA, fshehjen e parave të lotimit në SHBA si dhe pë disa dhjetra pagesa dhe shpenzime në mijëra euro, të padeklaruara.