Ditën e sotme në orën 18:00 do të mblidhet Kryesia e PS. Mësohet se në fokus do jetë organizimi për zgjedhjet e ardhshme.
Mbledhja vjen në një kohë që situata mes dy kampeve politike mbetet e nxehtë dhe vetëm një ditë më parë SPAK arrestoi një ish-deputet të PS-së.
Akuza të rënda rëndojnë ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, i cili u ‘fundos’ pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e koduar ‘Sky ECC’. Të paktën 7 herë dyshohet se ka shitur sekret shtetëror tek kriminelët, dekonspirim i operacioneve të Policisë së Durrësit, ndikoi në organet ligjzbatuese për Altin Hajrin pas vrasjes së Jan Prengës, e deri tek bashkëpunimi me Hajrin për blerjen e votave në qarkun e Durrësit, ku Çyrbja ishte edhe në listën e sigurt për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021.