Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë. Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke përdorur skema mashtrimi të mikrokredive.
Mësohet se i arrestuari është Alban Kote, i cili rezulton tek dosja e mikrokredive. Bëhet me dije se Kote ishte shpallur në kërkim që prej muajit Maj të vitit 2024.
“Policia e Tiranës bën me dije se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, njofton policia.